Peticion për ndalimin e patentave për software në Evropë

alt="stopsoftwarepatents.eu petition banner" width="362" height="60"

Kushdo që përdor kompjuterat, është i pambrojtur nga paditë e mundshme për shkelje të një apo më shumë patentash në këtë fushë. Kur vjen puna për ata që e shfrytëzojnë për të kryer biznes, apo një pjesë të tij, hipotezat bëhen më të frikshme. Sipas një shembulli të përmendur nga End Software Patents:

Nëse shisni online, sipas llogarisë më të freskët ka 4319 patenta që mund t’i keni shkelur. Nëse në plan keni edhe reklama, pagesa dhe planifikim dërgimi mallrash, lypset ta keni mendjen te rreth gati 11000 patenta.

Peticionin në Shqip mund ta lexoni dhe firmosni këtu.

“Stop Internet Explorer-it”, nga tre qeveri

Njoftimit të qeverisë gjermane, përfaqësuar nga BSI, lidhur me rreziqet që paraqet për sigurinë përdorimi i shfletuesit Internet Explorer, i janë bashkuar qeveria frënge dhe ajo australiane.

Përmes një njoftimi të vetin, CERTA, Qendra e Ekspertizës Qeveritare për Kundërpërgjigje dhe Trajtim të Sulmeve informatike, i këshillon përdoruesit në Francë të përdorin një shfletues alternativ.

Qeveria australiane po ashtu, nëpërmjet një njoftimi të botuar nga SSO, Nismë Qeveritare Australiane u bënte thirrje përdoruesve të përdorin shfletuesa alternativë.

BSI-ja është Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit dhe ka si objekt pune sigurinë në lëmin IT në Gjermani. BSI është organizmi bazë dhe kryesor që mbulon qeverinë federale me shërbime lidhur me sigurinë IT.

Simotra frënge, CERTA, u krijua për të përforcuar mbrojtjen e rrjeteve të shtetit nga sulmet informatike dhe është e atashuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, nën çatinë e Agjensisë Kombëtare të Sigurisë së Sistemeve të Informacionit (ANSSI). Një nga detyrat e saj është zbulimi i cënueshmërive që mund të prekin sigurinë e sistemeve të informacionit.

Shkaku që prodhoi njoftime të tilla ishte një cënueshmëri e panjohur te shfletuesi Internet Explorer, e që prek versionet 6,7 dhe 8, për sisteme Windows XP, Vista dhe Windows 7. Prodhuesi i Internet Explorer-it sapo ka njoftuar dje për ndreqjen e tij.

Mozilla u Jep Miliona Përdoruesve Firefox 3.6-n

Hidhet në qarkullim versioni i ri i Firefox-it, 3.6

Mozilla, një organizëm në dobi të publikut, i përkushtuar nxitjes dhe përhapjes së mundësisë së zgjedhjes dhe risive në Web, sot hodhi në qarkullim Firefox® 3.6-n, një përditësim i shfletuesit Web popullor, të lirë dhe me burim të hapur. Versioni më i ri i Firefox-it sjell veçori të fjalës së fundit, mbulim të një larmie të madhe standardesh Web dhe mundësinë për të pasur më tepër se 6 000 shtesa të lira, të cilat u lejojnë përdoruesve ta personalizojnë shfletuesin e tyre ashtu si duan.

Firefox 3.6-a është mbi 20% më i shpejtë se Firefox 3.5-a dhe mbart ndërhyrje të thelluara nën kapak, për përmirësimin e funksionimit gjatë punësh të përditshme në Web, si email, ngarkim fotosh, pjesëmarrje në rrjete shoqërore, e më tepër. Sjell gjithashtu anë të reja si tema shfletuesi të personalizueshme, të quajtura Persona, një përmirësues shtojcash shumë të përparuar, përmirësim funksionimi të JavaScript-it, dhe thellime te gjëra tashmë familiare, të tilla si Shtylla e Papërmbajtshme, për një punim më të mirë, më personal në Web.

Firefox 3.6-a është krijuar nga bashkësia mbarëbotërore Mozilla pjesëmarrësish të përkushtuar, përfshi mijëra programues të sprovuar, ekspertë sigurie, bashkësi përkthimi dhe asistence, dhe qindra mijëra testuesa aktivë. Më shumë se 350 milionë përdorues anembanë botës shijojnë shfletim të shpejtë dhe të sigurt me Firefox-in, si dhe personalizim të pashoq të tij.

Ç’ka të re te Firefox 3.6-a?

Më poshtë gjenden disa nga veçoritë më joshëse të Firefox 3.6-s:

Personas: Personalizojeni pamjen e Firefox-it duke përzgjedhur tema të reja, të quajtura Personas, me një klik të vetëm dhe pa rinisje
Përditësues Shtojcash: Për t’ju mbajtur të paprekur nga cënueshmëri të mundshme sigurie, Firefox-i tash e tutje do t’i diktojë vetë shtojcat e vjetruara
Përmirësime Qëndrueshmërie: Firefox 3.6 i ka ulur shumë vithisjet e rrjedhura nga software-e palësh të treta – e tëra kjo pa sakrifikuar në ndonjë mënyrë aftësinë për zgjerim dhe thellim të programit
Plotësim Formularësh: Kur plotësohen formularë online, Firefox-i këshillon të dhëna sipas kutizës, bazuar në përgjigjet e zakonshme tuaja në kutiza të ngjashme
Funksionim: Përmirësim i funksionimit të JavaScript-it, ndjeshmërisë së shfletuesit në përgjithësi, dhe kohës së nisjes
Video dhe Audio të Hapura: Me sendërtimin më të mirë në botë për mbulim videoje dhe audioje HTML 5, tani videot mund të shfaqen sa tërë ekrani dhe mbulohen edhe kornizat poster

Ç’ka të re, nën kapak, për zhvilluesit?

Mbulim për standardet më të fundit HTML5, përfshi File API për trajtim vendor kartelash
Mbulim shkronjash: Përtej shkronjave OpenType dhe TrueType, 3.6 tani mbulon Formatin e ri Web Open Font (WOFF)
Gradientë CSS: Mbulohen gradientët vijorë dhe rrezorë CSS që krijojnë mundësinë e kalimit më të butë nga ngjyra në ngjyrë
Orientim pajisjeje: Firefox 3.6 lejon njohjen nga faqet Web të drejtimit të laptopit apo pajisjes

Si të kihet Mozilla Firefox 3.6?

Firefox 3.6-a është gati për Windows, Mac OS X, dhe Linux në më shumë se 70 gjuhë – më shumë platforma dhe gjuhë se cilido shfletues tjetër! Firefox 3.6-n, për sistemin operativ që përdorni dhe gjuhën që parapëlqeni, mund ta shkarkoni prej këtej.

Komisioni Europian dhe Microsoft-i bien në ujdi

Komisioni Europian miratoi së fundi një vendim që përbën një ujdi lidhur me padinë kundër Microsoft-it. Marrëveshja parashikon një numër parimesh, sendërtimi i të cilëve do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhë shfletuesin web që dëshiron. Po aq me rëndësi është mbrojtja e kësaj zgjedhje më pas, çka marrëveshja e parashikon. Deri më sot shmangia e Internet Explorer-it ka qenë e vështirë. Kjo për shkak mekanizmash të sendërtuara nga Microsoft-i në produktet e veta software, të cilat bëjnë ç’është e mundur t’i largojnë njerëzit nga shfletuesi i zgjedhur dhe t’i rikthejnë te IE-ja. Në marrëveshje i kërkohet Microsoft-it të përfshijë një “Skenë Zgjedhjeje”, përmes së cilës t’i ofrohet përdoruesit mundësia për zgjedhje mes shfletuesash. Pasi përdoruesi të ketë bërë zgjedhjen e vet, IE-ja nuk do të duhej të rishfaqej më vetvetiu.

Sipas Mitchell Baker-it, president i Mozilla Foundation-it, Mozilla është e kënaqur që parimet e saj mbi lirinë e përdoruesit në zgjedhje janë pasqyruar në marrëveshje.

Përfitimet praktike prej marrëveshjes mund të jenë më të pakta dhe/ose më të ngadalta se sa mund të pritet. Vërtet përdoruesi do të ketë mundësi zgjedhjeje, por kjo nuk përkthehet automatikisht si zgjedhje e një shfletuesi web tjetër nga IE-ja. Veç kësaj, këtë liri zgjedhjeje e gëzojnë edhe të ashtuquajturit OEM, pra shoqëritë që montojnë dhe shesin kompjutera. Metodat se si Microsoft-i mund të ushtrojë trysni ndaj këtyre përbën art më vete. Ndaj komentatorët kanë frikë se, nën një trysni të tillë, OEM-ët do të jenë të detyruar të vazhdojnë të funksionojnë duke ruajtur status quo-në e tanishme.

Por marrëveshja hap rrugën që, për përdoruesit që e dëshirojnë, të ketë një mundësi zgjedhje tjetër nga IE-ja. Dhe, sipas Asa Dotzler-it, figurë kyçe e Mozilla-s, ” e mira e kësaj qëndron te mundësia që na jepet për të edukuar përdoruesit lidhur me mospërdorimin e IE-së dhe, po qe se këtë e bëjnë një numër i mjaftueshëm përdoruesish, shitësit që e trupëzojnë IE-në në produktet e tyre, ndoshta do të reshtin së përdoruri këtë praktikë, dhe t’i lidhin produktet e tyre me shfletuesin parazgjedhje.”

Marrëveshja vlen vetëm për vendet që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian. Jo se ndryshe do të kishte ndonjë ndikim të madh te përdoruesit në Shqipëri, por po e themi për hir të së vërtetës.

Gravatar – Avatar i Pranuar Globalisht

Gravatari, shkurtim për Globally Recognized Avatar, është thjesht një figurë që ju “ndjek” nga site-i në site e që shfaqet në krah të emrit tuaj, sa herë që ky përdoret për të treguar autorësinë e një veprimi tuajin atje.

shembuj gravatersh

Shembuj gravataresh

Avataret ndihmojnë në identifikimin e postimeve tuaja në blogje dhe forume web. Praktika është e njohur që prej kohëve të hershme të forumeve. E reja me gravataret qëndron te fakti që nuk ka më kufizime për grafikën e përdorur. Dikur mundësia për të zgjedhur një figurë ishte e kufizuar. Sot mund të vendosësh një foto të vetes, nëse dëshiron.  Dikur në site të ndryshme duhej bërë rregullimi i avatarit për çdo site. Sot, krijimi i një gravatari të vetëm, mjafton për ta përdorur në krejt site-et që pranojnë dhe shfaqin gravatare. (I njëjti përdorues mund të krijojë shumë gravatare dhe, sipas humorit, të aktivizojë një prej tyre.)

Nëse keni dëshirë të eksperimentoni me ta, mjafton të vizitoni pjesën Shqip të shërbimit dhe të ndiqni udhëzimet që jepen atje, për krijimin dhe vënien në përdorim të gravatarit tuaj.

Karmen – Versioni më i ri i WordPress-it.

WordPress 2.9, oh so fine
I want to make you mine,
all the time…

Versioni 2.9 i WordPress-it sapo është hedhur në qarkullim. Çfarë është WordPress-i?
WordPress-i është një platformë publikimesh në Web, ose programi që lejon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e blogjeve të tillë si:
Peizazhe të Fjalës
kolektiviza
Tirana Calling
akull-naja
bletëbzz
Pëshpërima
Baba Cjapi
lumbardhi
Funky Fish
Adri Nurellari
yummania
Informacione
Blogu për Televizion
Lajme News
midis nesh
Zëri i Aryes
KF Apolonia

sa për të përmendur disa prej tyre. Edhe blogu i këtushëm funksionon nën WordPress.

Versioni i ri, i pagëzuar “Karmen”, përmban një sërë të rejash interesante për përdoruesin:

1. Mekanizëm global ”zhbërjesh”, që ju lejon kthimin e një postimi apo komenti të fshirë gabimisht.
2. Përpunues pamjesh i trupëzuar që lejon qethje, përpunime, rrotullime dhe ripërmasime pamjesh. Kjo veçori është e para në një varg  përmirësimesh të lidhura me trajtim mediash në një blog.
3. Përditësim shtojcash dhe kontroll përputhshmërie të tyre në masë, edhe 10 shtojca njëherazi, e jo më një e nga një. Kjo duhet t’jua heqë frikën nga përditësimet.
4. Trupëzim videosh më i lehtë, thjesht hidhni URL-në e një videoje YouTube, Daily Motion, Blip.tv, Flickr, Hulu, Viddler, Qik, Revision3, Scribd, Google Video, Photobucket, PollDaddy, apo WordPress.tv dhe programi kujdeset për të tjerat.

Versionin Shqip për 2.9 do ta gjeni këtu

Përkthimi i Skyculture-it për Stellarium

Skyculture është pjesë e programit Stellarium. Është ajo pjesë që mbulon emrat që u janë dhënë yjësive të shumta të qiellit tonë. Mjafton të sillni ndërmend emra si Arusha e Madhe ose Arusha e Vogël dhe e keni kapur thelbin e Skyculture-it. Ndërkohë që Stellarium është përkthyer në Shqip gati plotësisht, Skyculture ka nevojë për ca punë akoma. Një përpjekje vijon më poshtë, 508 vargje gjithsej (137 të papërkthyera) . Kushdo që interesohet, le të provojë të bëjë ndreqjet që mendon dhe të japë ndihmesën me përkthime të reja për termat e papërkthyer. Bashkimi bën fuqinë.
Siç mund të shihet, emrat kanë pak lojë brenda, kështu që jepini krahë frymëzimit tuaj.

Vargu origjinal Përkthimi
Northern Dipper

Curved Array

Coiled Thong

Wings Krahë

Chariot Karroja

Tail Bishti

Winnowing Basket

Dipper

Drum Daullja

Three Steps Tre Hapat

Imperial Guards Rojet Perandorake

Horn Briri

Willow Shelgu

Imperial Passageway Rrugëkalimi Perandorak

Kitchen Kuzhina

River Turtle Breshkë Lumi

Stomach Stomaku

Great General Gjenerali i Madh

Wall Muri

Legs Këmbët

Root Rrënjë

Ramparts Ledhet

Flying Corridor Korridori Fluturues

Outer Fence Gardhi i Përtejshëm

Ford Vau

Seven Excellencies Shtatë Shkëlqesat

Market Treg

Five Chariots Pesë Qerret

Rolled Tongue Gjuha e Mbështjellë

Net Rrjetë

Toilet Banjua

Screen Ekran

Soldiers Market Treg Ushtarësh

Square Granary Hambari Katror

Three Stars Tre Yjet

Four Channels Katër Kanalet

Well Pusi

South River Lumi i Jugut

North River Lumi i Veriut

Five Feudal Kings Pesë Mbretërit Feudalë

Orchard Frutorja

Meadows Livadhet

Circular Granary Hambari Rrethor

Purple Palace Pallati i Purpurt

Extended Net Rrjetë e Zgjeruar

Arsenal Arsenal

Hook Gremça

Supreme Palace Pallati Suprem

Jade Well

Lance Ushta

Boat Lundra

Mausoleum Mauzoleum

Dog Qeni

Earth God’s Temple Tempulli i Zotit të Tokës

Bow and Arrow Hark dhe Shigjetë

Pestle Çoku

Mortar Havani

Rooftop Taraca

Thunderbolt Rrufeja

Chariot Yard Oborri i Karros

Good Gourd Kungulli i mirë

Rotten gourd Kungulli i Prishur

Encampment Fushimi

Thunder and Lightning Rrufe dhe Bubullima

Palace Gate Porta e Pallatit

Emptiness Boshllëk

Weaving Girl Endsja

Girl Çupa

Ox Gjedhi

Heart Zemër

Room Dhomë

Spring Burimi

Establishment

Flail Fshikull

Spear Shtiza

Right Flag Flamuri i Djathtë

Left Flag Flamuri i Majtë

Drumstick Purteka

Bond Lidhja

Woman’s Bed Shtrat Gruaje

Western Door Dera Perëndimore

Eastern Door Dera Lindore

Farmland Ara

Star Yll

Ghosts Fantazmat

Xuanyuan Ksuanjan

Tripod Trikëmbëshi

Neck Qafë

Zaofu Zaofu

Market Officer Nëpunësi i Tregut

Banner of Three Stars Flamuri i Tre Yjeve

Bull’s Foreleg Të përparmet e Buallit

Two Poles DyPolet

Lion Luani

Two Jaws Dy Nofullat

Sah Zogu

Bird Zogu

Sek Sek

Triangle Trekëndëshi

Ferry Boat Trageti

Crocodile Krokodili

Selkis Selkis

Prow Bashi

Horus Horus

Sheepfold Vatha

Giant Gjiganti

Hippopotamus Hipopotami

Flock Tufa

Pair of Stars Çift Yjesh

Khanuwy Fish Peshku Kanui

Jaw Nofulla

Mooring Post Vend Ankorimi

Kenemet Kenemet

Chematy Kemati

Waty Bekety Uati Beketi

Sheep Delja

Stars of Water Yje Uji

Two Sunbeams Du Rreze Dielli

Two Placed Far Apart Dy të Vënë Larg

Dogs Zagarët

Collarbones Kularthet

Lamp Stand

Caribou

Two in Front Dy në Ballë

Breastbone Dërrasa e Kraharorit

Runners Rendësit

Blubber Container Qyp Me Dhjamë

The One Behind Ai Mbrapa

Holy Kettle Ibriku i Shenjtë

Farm of Capital City Ferma e Kryeqytetit

Dignity of King Dinjiteti i Mbretit

Nomination Emërim

Gate of Sky Porta e Qiellit

Equality Barazi

Helper Ndihmës

Position of Holy King Pozicioni i Mbretit të Shenjtë

Neck of Dragon Qafa e Dragoit

Beheading Kokëprerja

Judge Gjykatësi

Flutting Flag

Javelin of Sky Shtiza e Qiellit

Seat for Longevity Vend për Jetëgjatësi

Oar for visitor Rremë për vizitorin

Milk of Sky Qumështi i Qiellit

House of Queen Shtëpia e Mbretëreshës

Ancient Chariot Qerrja e Lashtë

Carriage for King Karrocë për Mbretin

General of Cavalry Gjeneral Kavalerie

Cavalry of Emperor Kavaleria e Perandorit

General of Mobile Troops Gjeneral për Trupat e Lëvizshme

East Road Rruga e Lindjes

Gate Bolt Llozi

Door Lock and Key Dry dhe Çelës

Penalty Ndëshkim

Royal Hall Salla Mbretërore

Chamberlain Shambellan

Sun Dielli

West Road Rruga e Perëndimit

Seat of Emperor Vendi i Perandorit

Five Troops Pesë Trupat

River of Sky Lumi i Qiellit

Prayer for Progeny

Fish Peshku

Forcast

Yard for Empresses Baçja e Perëndeshës

Holy Palace Pallati i Shenjtë

Winnow

Outer Pestle Çoku i Jashtëm

Chaff Byku

Head of Town Kreu i Qytetit

Build Ndërtim

Fowl of Sky Shpendi i Qiellit

Schrine of Sky Tempulli i Qiellit

Northeastern Nations Kombet Verilindore

Old Farmer Bujk i Vjetër

Snapping Turtle

Road for Emperor Rrugë për Perandor

The Weaver Endësja

River adjoining Tower Lumë krah Kullës

Drum of River Daullja e Lumit

Drumstick of Sky Shkopthi i Qiellit

Cow leading Man Lopë para Robit

Bank Spread

Basket for Silkworm Kosh për Krimb Mëndafshi

Officer for Cart Karroxhiu

Ferry of Sky Lundra e Qiellit

Fruit Frut

Seed Farë

Storage for Lady Depo për Zonjën

Court Lady Zonjë Oborri

Judge Fault Faji i Kadiut

Amend Fault

Grant Life Fali Jetën

Punish Ndëshkoje

Empty House Shtëpi Bosh

Weep Qarje

Sob Dënesë

Castle with Rampart Kështjella me Ledhe

Hook for Dress Çengel Rrobash

Groom Dhëndri

Office for Chariot Nëpunësi për Qerren

Human Njerëzor

Inner Pestle Çoku i Brendshëm

Warehouse of Sky Depoja e Qiellit

Tomb Varri

Cover of House Mbulesa e Shtëpisë

Broken Mortar Havani i Thyer

Climbing Serpent Gjarpri Përpjetë

Palace of Emperor Pallati i Perandorit

Detached Palace Pallati i Mënjanuar

Ofice for Construction Zyrë Ndërtimesh

Lightening Rrufe

Rampart Ledhi

Troops of Sky Trupat e Qiellit

Village for Patrol Fshat për Patrullë

Net of Sky Rrjetë e Qiellit

Stable of Sky Stalla e Qiellit

Eastern Wall Muri Lindor

Civil Engineer Inxhinier Civil

Thunderbolts Vetëtimat

Clouds and Rain Re dhe Shi

Highway Autorrugë

Whip Kamzhiku

Officer for Chariot of Nëpunës për Qerren e

Side Road Rrugë Anësore

Armory Depo Armësh

Southern Gate of Emperator Porta Jugore e Perandorit

Outer Folding Screen

Toilet of Sky Qenefi i Qiellit

Architect Arkiteki

Emperator Perandori

Watchtower Vendroja

Left Elm

Right Elm

Storehouse of Sky Depoja e Qiellit

Stack of Cereals Duaj Drithi

Ship of Sky Anija e Qiellit

Store of Water Rezervë Uji

Heap of Corpse Grumbull Kufomash

Stomach of Tiger Stomaku i Tigrit

Store of Millet for Depo Meli për

Storehouse for Cereals Depo Drithi

Whetstone Grihë

Shaman of Sky Shamani i Qiellit

Ear and Eye of Veshi dhe Syri i

Moon Hëna

Hill of Sky Kodër Qielli

Conspiracy of Sky Përbetimi i Qiellit

Fodder Tagji

Garage for Chariot Garazh Qerresh

Pond for Fish Pellg për Peshk

Pillar Kollonë

Puddle of Sky Pellgu i Qiellit

Kings Mbretërit

Gateway of Sky Hyrja e Qiellit

Flage of Saam Kamzhiku i Saamit

Village of Sky Fshati i Qiellit

Belvedere of Sky Belvederja e Qiellit

General of Border Gjeneral Kufiri

Cerficate of Sky Dëshmia e Qiellit

Flag of Emperor Flamur Perandori

Nine Territory Nëntë Territoret

Garden of Sky Kopshti i Qiellit

Settled Flag Bajrak i Ngulur

Forcast Calamity Hata e Parashikur

Scout of Three Troups

Saam Saam

Expeditionary Force Forcë Ndëshkimore

Well for Millitary Pus për Koshadhet

Well of Jade Pus Nefriti

Folding Screen

Arrow Shigjetë

Piled Brushwood Tog me Shkarpa

Northern River Lumi Verior

Five Lords Pesë Zotat

Wine Glass of Sky Gotë Vere e Qiellit

Eastern Well Pushi Lindor

Flood control Pritë përmbytjeje

Balance of Water Baraspeshë e Ujit

Four Spirit of River Katër Shpirtrat e Lumit

Southern River Lumi i Jugut

Twin Gate Porta e Binjakëve

Bow Harku

Star of Wolf Ylli i Ujkut

Wild Fowls Shpendët e Egra

Market for Army Pazar për Koshadhet

Grandchildren Nipërit

Son Biri

Grown-up I pjekuri

Oldman Plaku

Beacon Fari

Eye of Sky Syu i Qiellit

Pile of Dead Kapicë të Vdekurish

Green Ridge Kreshta e Gjelbër

Outer Kitchen Kuzhina e Jashtme

Dog of Sky Zagari i Qiellit

Spirit of GuRyoung Shpirti i Guryongut

Flag of Wine Officer Bajraku i Qilarxhiut

Officer of Kitchen Nëpunës Kuzhine

Equality and Fair Barazi dhe Drejtësi

Emperor HeonWon Perandori HeonWon

Capital of Sky Kryeqyteti i Qiellit

Chief of Farming Shefi i Bujqësisë

Officer of Tomb Nëpunësi i Varrit

Tomb of Sky Varri i Qiellit

Wing of Red Bird Krahu i Zogut të Kuq

Eastern Pottery Poçeri Lindore

Chariot of Emperor Qerrja e Perandorit

Sand for Life Rërë për Jetën

Gateway for Troops Porta e Trupave

Guardian Knight Kalori Rojtës

Five Feudal Lords Pesë Zotat Feudalë

SangJiin SangJiin

Low Fence Gardh i Ulët

Tall Fence Gardh i Lartë

Nine Lords Nëntë Zotat

Dung of Tiger Bajg’e Tigrit

Crown Prince Princ i Kurorëzuar

Five Emperor Pesë Perandorët

Three Minister Tre Ministrat

Officer for Audience Nëpunësi për Audienca

Grave Front Balli i Varrit

Observatory Observatori

Female Officer Nëpunësja

Wide Lodging Area

Eight Cereals Tetë Drithrat

Advance Guard Pararoja

Three Ministers Tre Ministrat

Virtue Virtuti

Emperor’s God of War Hyu i Perandorit për Luftën!

Emperor’s God of Weather Hyu i Perandorit për Motin!

Inner Kitchen Kuzhina e Brendshme

Flap of Flag Valëvitje Flamuri

Minister Ministër

General and Minister Gjeneral dhe Ministër

Jail of Sky Burgu i Qiellit

Six Department Gjashtë Departamentet

Inner Stairway Shkallarja e Brendshme

Spear of Sky Shitza e Qiellit

Cover for Emperor Mbulesë për Perandor

Place for Five Emperor Vend për Pesë Perandorë

60 Years 60 Vjetët

Kitchen of Sky Kuzhina e Qiellit

North Pole Poli i Veriut

Wound Lodge Kasollja e të Plagosurve

Single-log Bridge

Great Emperor Perandori i Madh

Officer for Opinion Npëunës për Opinionet

Pillar of Sky Kolona e Qiellit

Secretary Sekretarja

Maid Beqarja

Desk of Woman Tryezë Gruaje

Judge Prison Hapsan’ e Kadiut

Purple Fence Gardhi i Purpurt

Order of Sky Rendi i Qiellit

Seven Minister Shtatë Ministrat

Thread Straw Fije Kashte

Market Fence Gardh Tregu

Feudal Lord Zot Feudal

Seat for Emperor Ndenjëse për Perandorin

Royal Family Familja Mbretërore

Head of Family Kreu i Familjes

Record of Family Libër Sh’pie

Officer for Family Nëpunësi për Familjen

Tower in Market Kullë në Treg

Measure Cereal Okët e Drithit

Cereal Measure Regulation Terezitje Okësh Drithi

Eunuch Eunuku

Officer for Chariots Oficer për Qerret

Measure Amount

Butchery Thertorja

Officer for Jewel Përgjegjësi i Xhevahireve

Royal Mbretërori

Lord Zoti

Left Executor Përmbaruesi i Majtë

Right Executor Përmbaruesi i Djathtë

Crossbeam for Heo

Threading Coins

Hand Dora

Snake Gjarpri

Fireplace Vatra

Race Track

Animal Shtaza

Elk Dreri Brilopatë

Seven Little Girls Shtatë Çupkat

Dried Willow Shelgu i Tharë

Salamander Salamandra

Turtle Breshka

Thunderbird

Bear’s Lodge Strofulla e Ariut

Taki-o-Autahi Taki-o-Autahi

Te Taura-o-te-waka-o-tamarereti Te Taura-o-te-waka-o-tamarereti

Tau-toro Tau-toro

The Great Boat of Tama Rereti Lundra e Madhe e Tama Reretit

Matakarehu Matakarehu

The Sail of Tainui Lundrimi i Tainuit

Revolving Male Mashkulli Rrotullues

Revolving Female Femra Rrotulluese

Man with Feet Apart Burri me Këmbët e Ndara

Lizard Zhapiku

Dilyehe Diljehe

First Big One I pari i të Mëdhenjve

Rabbit Tracks Gjurmët e Lepurit

First Slim One I pari i Hollakëve

Aurvandil’s Toe Thembra e Orvandilit

Wolf’s Mouth Goja e Ujkut

The Fishermen Peshkatarët

Woman’s Cart Qerrja e Gruas

Man’s Cart Qerrja e Burrit

The Asar Battlefield Fushëbeteja e Asarit

Bailer

Cat’s Cradle Foleja ‘ Dacit

Voice of Joy Zëri i Gëzimit

The Seven Të shtatët

Maui’s Fishhook Grep Maui

Navigator’s Triangle Trekëndëshi i Lundërtarit

Kite of Kawelo Balona e Kauelos

Frigate Bird

Cared for by Moon Kanakari Hënës

Dolphin Delfini

Aquila Shqiponja

Andromeda Andromeda

Sculptor Skulptori

Ara Elteri

Libra Peshorja

Cetus Balena

Aries Dashi

Scutum Parzmorja

Pyxis Busulla

Bootes

Caelum

Chamaeleon Kameleoni

Cancer Gaforrja

Capricornus Bricjapi

Carina Karena

Cassiopeia Kasiopea

Centaurus Kentauri

Cepheus

Coma Berenices

Canes Venatici Langonjtë

Auriga

Columba Pëllumbi

Circinus Kompasi

Crater Vazoja

Corona Australis Kurora E Jugut

Corona Borealis Kurora e Veriut

Corvus Korbi

Crux Kryqi

Cygnus Mjellma

Delphinus Delfini

Dorado

Draco Dragoi

Norma

Eridanus Eridamni

Sagitta Shigjetari

Fornax Furra

Gemini Binjakët

Camelopardalis Gjirafa

Canis Major Qeni i Madh

Ursa Major Arusha e Madhe

Grus

Hercules Herkuli

Horologium Ora

Hydra Hidra

Hydrus Hidri

Indus

Lacerta Hardhuca

Monoceros Njëbrirëshi

Lepus Lepuri

Leo Luani

Lupus Ujku

Lynx Rrëqebulli

Lyra Lira

Antlia

Microscopium Mikroskopi

Musca Miza

Octans

Apus Zogu i Parajsës

Ophiuchus

Orion Orioni

Pavo Palloi

Pegasus Pegasus

Pictor Piktori

Perseus Perseu

Equuleus Mëzi

Canis Minor Qeni i Vogël

Leo Minor Luani i Vogël

Vulpecula Dhelpra

Ursa Minor Arusha e Vogël

Phoenix Feniksi

Pisces Peshqit

Piscis Austrinus Peshku i Jugut

Volans Peshku Fluturues

Puppis Bashi

Reticulum Rrjetëza

Sagittarius Shigjetari

Scorpius Akrepi

Serpens Gjarpri

Sextans

Mensa Tryeza

Taurus Demi

Telescopium Teleskopi

Tucana Tukani

Triangulum Trekëndëshi

Triangulum Australe Trekëndëshi i Jugut

Aquarius Ujori

Virgo Virgjëresha

Vela Vela

Shkarkimet e versionit Shqip të WordPress-it dhe pak interpretime për gjendjen e blogosferës shqiptare

Versionet Shqip të WordPress-it, (pas një versioni të hershëm, të hedhur në qarkullim ca vite më parë), kanë pak kohë që qarkullojnë. Dhe nuk ka pasur shifra rreth interesit të treguar ndaj tyre nga përdoruesit. Së fundi, te një lidhje e WordPress.org, mund të shihet ecuria e versioneve Shqip. Numrat janë ende shumë të vegjël, për disa arsye. Arsye që kanë të bëjnë kryesisht me blogosferën e shqipes. Lidhja te WordPress.org na vjen sërish në ndihmë për të parë me ndihmën e shifrave se sa mbrapa është blogosfera e shqipes. (Versioni në Anglisht nuk është më i përshtatshmi për të bërë krahasimet, por po e sjellim pasi ilustron shtrirjen e WordPress-it në botë. Të dhënat mbi shkarkimin e versionit 2.8.6 i referohen kohës deri në shkrimin e këtij postimi.)

VERSION SHKARKIME MOSHË (në ditë) SHPEJTËSI (shkarkime/ditë)
2.8.6 945241 24 39385
2.8.5 988449 23 42976
2.8.4 2061054 69 29870
2.8.3 436342 9 48482
2.8.2 609048 14 43503
2.8.1 506989 11 46090
2.8 973657 28 34773

Të dhënat për Anglishten

VERSION SHKARKIME MOSHË (në ditë) SHPEJTËSI (shkarkime/ditë)
2.8.6 60 23 3
2.8.5 77 20 4
2.8.4 30 8 4
2.8 48 40 1

Të dhënat për Shqipen

Për ditët që është në qarkullim versioni më i ri i WordPress-it shkarkimet për disa nga gjuhët, për krahasim me Shqipen, paraqiten më poshtë:

shkarkimet deri më 6 Dhjetor, për versionet shqip, greqisht dhe serbisht të 2.8.6

shkarkimet deri më 6 Dhjetor, për versionet shqip, greqisht dhe serbisht të 2.8.6

Duket qartë se përdorimi i shqipes ka shumë rrugë për të bërë për t’u afruar me përdorimin që kanë gjuhë e tjera. Në grafikun më sipër nuk janë paraqitur gjuhët e tjera, ato që quhen “gjuhë të mëdha” e gjuhë popujsh që janë më të shumtë në numër se sa shqiptarët. Grafiku do të shformohej krejtësisht. Ndaj e kufizova vetëm me gjuhët fqinje. Ja një ilustrim që mund të nxirret nga grafikë të tillë: Greqia ka përafërsisht trefishin e popullsisë sonë, por greqishtja ka 26 herë më shumë shkarkime se sa shqipja. Dhe kjo na sjell te kleçka se sa përdorues interneti ka ndër shqiptarët e sa për vendet e tjera. Sipas vlerësimeve të Wikipedias, përhapja e Internetit për disa nga vendet e mësipërme është si vijon, deri në maj të 2009:

VENDI PËRDORUESA PËRQINDJE (% e popullsisë) DATË
Shqipëri 750000 20.6 2009
Kosovë 377000 20.9 2009
Greqi 4932495 45.9 2006
Serbi 3300000 44.7 2009

Përdoruesa Interneti për disa nga vendet e rajonit

Sipas një vlerësimi nga Statistika Botërore për Internetin, ecuria e përhapjes së përdorimit të Internetit në Shqipëri për periudhën nga 2000 – 2008 është si vijon:

VITI PËRDORUESA POPULLSIA (gjithsej) PËRQINDJE (% e popullsisë)
2002 2500 3083300 0.1
2006 75000 3087159 2.4
2007 471200 3087159 15.3
2008 580000 3619778 16

Ecuri kohore e shtrirjes së Internetit në Shqipëri

Siç mund të shihet lehtë:

greqishtja (el) ka afërsisht 4.37 herë më tepër përdoruesa Interneti se sa shqipja (përdoruesa në Shqipëri dhe në Kosovë, marrë së bashku),  por ka 20 herë më shumë përdoruesa të WordPress-it.

serbishtja (sr) ka afërsisht 2.93 herë më tepër përdoruesa Interneti se sa shqipja (përdoruesa në Shqipëri dhe në Kosovë, marrë së bashku),  por ka 13 herë më shumë përdoruesa të WordPress-it.

Shumë nga arsyet që mund të përdoreshin për përligjjen e prapambetjes së blogosferës shqipe, vlejnë edhe për gjuhët e tjera. P.sh., fare lehtë mund të thuhet që shqiptarët përdorin gjuhë të huaja, por po kështu bëjnë edhe të tjerët. Mund të shtohet se shqiptarët përdorin sisteme të tjera, por po njësoj ndërhyn ky koeficient edhe te gjuhët e tjera. Kështu që difekti kryesor duhet parë te pasiviteti i përdoruesve shqiptarë të Internetit, me atmosferën mbytëse të konformizmit dhe dhunës verbale lart e poshtë forumeve shqiptare të Internetit dhe medias në shqip si një nga shkaqet kryesore. Fatmirësisht, platformat e shumta CMS e ulin në minimum ndikimin e faktorëve të tillë, duke i lejuar përdoruesit të shprehet ai vetë, dhe të administrojë pjesëmarrjen e të tjerëve në kontribute të tijat, me lehtësi dhe në përputhje me synimet e tij. Ndoshta kjo anë e platformës në fjalë, apo edhe e platformave të tjera të ngjashme CMS njihet pak nga përdoruesit shqiptarë, çka mund të shpjegonte edhe varfërinë e tanishme të blogosferës shqipe.

Website Grader – sa i efektshëm është site-i juaj

Website Grader është një shërbim falas që lejon shqyrtimin e site-it tuaj, bazuar në kontrollimin e disa parametrave të zgjedhur nga krijuesit e shërbimit, për të parë se sa i efektshëm do të ishte nga pikëpamja e marketingut site-i juaj. Nga çasti që identifikohen mangësitë, është e lehtë pastaj të jepen edhe disa këshilla të thjeshta se si mund të përmirësohet site-i juaj web, parë nga këndvështrimi i marketingut sërish.

Ideja është tunduese dhe nuk u desh shumë që ta provoja për blogun tim dhe dy blogje të njohur të blogosferës së shqipes. Përfundimet mund t’i shihni në lidhjet më poshtë:

blogu i këtushëm 72 pikë
Peisazhe të Fjalës 87 pikë
Peshku Pa Ujë 99.2 pikë

Pikët, për secilin, tregojnë që, nga qindra mijëra site-e të analizuar më parë, ai i marrë në analizë tani është më mirë se sa (sasia e pikëve që u vlerësua)% e tyre. Për shembull, Peisazhe të Fjalës është më mirë se 87% e site-eve parashtruar deri më sot shërbimit për analizim. Bëhet fjalë gjithmonë bazuar në algoritmin e përdorur nga shërbimi dhe për matjen e efektshmërisë në marketing.

blogu.programeshqip.org klasifikohet në vendin e 510261 nga 1816496 site web që janë klasifikuar deri më sot.

Firefox-i Më i Shpejtë ose Firefox Fun

Shiheni vetë: Firefox-i Më i Shpejtë

Zëra më të Vjetër »