BlogThis! më i lehtë për t’u përdorur

nga

BlogThis! është një shtojcë Firefox-i, e cila i lejon dikujt që ka një blog të vetin tek Blogger të komentojë tek blogu i vet faqen që është duke shfletuar me Firefox-in. Hyrja tek llogaria Blogger bëhet vetëm me një klik tek ikona përkatëse. Klikimi mbi këtë ikonë hap një faqe Blogger, pjesërisht të gatshme me titull titullin e faqes që po vizitohej, dhe vendndodhjen Internet të saj si lidhje për te ajo.
Ndryshimi me atë çka qenë deri tani është fakti që instalimi është vetëm tërheqja e lidhjes BlogThis! prej faqes BlogThis! tek paneli i lidhjeve vetjake në dritaren kryesore të Firefox-it.
Pas kësaj, kudo që të jeni duke vizituar, klikimi mbi ikonën BlogThis nis një zë të ri blogu.

Shpërndajeni me Mënyra të Tjera:
  • Print
  • del.icio.us
  • Yahoo! Buzz
  • Google Bookmarks
  • Add to favorites
  • email
  • Identi.ca
  • RSS
  • Google Buzz

Komente

2 përgjigje te “BlogThis! më i lehtë për t’u përdorur”

  1. Po jo o xhan, nuk merrem me greçkat joooo, po nuk kam edhe aq kohë të lirë.
    Po ty ta paça borxh që shkruajte, edhe sipas midesë sime për më tepër.
    të fala
    bato

  2. Avatar tironsi
    tironsi

    Ore Bato, do të vesh ndonjë artikull për të qenë apo si e ke hallin? Lëri ato Greçkat rehat dhe veshja tastierës.

Lini një Përgjigje

© 2012-2024 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.