Arkivë për Tetor, 2006

Google Earth edhe për Linux

Shërbimi Google Earth, që lejon vëzhgimin e zonave të ndryshme të planetit tonë sipas dëshirës, tashmë mund të kihet edhe për Linux. Për këtë ju nevojitet një makinë Linux deri diku e përparuar dhe e aftë, hollësitë për sistemin e nevojshëm përshkruhen më gjerë në faqen përkatëse të Google-it.
Lidhja që duhet ndjekur për shkarkimin është kjo.

Instalimi për Linux, Fedora Core 5 në rastin e sistemit tim qe punë 5 minutash dhe përfundoi me sukses. Pas nisjes për herë të parë, programi u ankua për OpenGL dhe këshilloi përditësim të kartës grafike që kështu programi të mund të xhirojë me shpejtësi të pëlqyeshme.

Java do të kalojë në burim të hapur

Java pritet të kalojë në burim të hapur deri për Krishtlindjet. Lexoni më tepër te kjo lidhje.

Si të rregullohet Gaim-i për të punuar me shërbimin Google Talk

Gaim, i cili po i afrohet versionit 2 mund të rregullohet për të punuar me shërbimin Google Talk.
Te kjo lidhje shpjegohet shkurt dhe qartë se si bëhet rregullimi në fjalë.

Flash Player 9 edhe për Linux

Flash Player 9 mund të kihet edhe për Linux. Nga kjo faqe mund të shkarkohet versioni përkatës sipas sistemit operativ që përdor secili. Një provë e parë me versionin për Linux eci me sukses, të paktën për Firefox 2. Udhëzimet për instalimin gjenden brenda një kartele tekst. Vetë instalimi është thjesht kopjim i të ekzekutueshmit në vendin e duhur, dhe ndryshimi i lejeve mbi të në rastin e Linux-it.

© 2012-2026 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.