Arkivë për Nëntor, 2006

Linutop – lodra Linux pa hard disk

Linutop do të jetë një sistem Linux, që për 280 Euro do të ofrojë një sistem pa hard disk, i tëri në një kujtesë ROM, ndaj pritet të jetë i shpejtë, i heshtur dhe me konsum energjie shumë më të ulët se sa makinat e tanishme: vetëm 6W! (Krahasoheni këtë me 450W që kërkon makina ime e sotme.)

Me AbiWord-in si program shkrimi dhe përpunimi tekstesh, Evince PDF si lexues PDF-shë, Firefox-in si shfletues Web, Gaim-in si program fjalosjesh dhe Totem për të luajtur media përbën një alternativë të zgjuar për këdo që nuk e interesojnë lojrat në kompjuter dhe i nevojitet një për në shtëpi.
4 portat USB mjaftojnë që të lidhet me të një hard disk i jashtëm për ta shdërruar në një qendër multimedia, e cila nuk do të kishte zhurmën e kompjuterave të sotëm.

Një vit dhe 48 vetë për një menu fikjeje të MS Vista-s

Moishe Lettvin, një programues që ka punuar për Microsoft-in,
përshkruan rrugën e gjatë dhe burimet njerëzore të përdorura për një menu të MS Vista-s, si humbje kohe, si proces të mbytur nga burokracia që zvarritet një vit për diçka që lyp vetëm pak javë e shumta.
Përfundimi i punës njëvjeçare të 40 e ca vetëve të përfshirë në proces është një menu e kritikuar me të drejtë.
Ja pse Microsoft nuk arrin kurrë të mbajë premtimet as për afatet, dhe as për cilësinë e produkteve të veta.

Testoni faqet web në shfletuesa të ndryshëm

Një projekt i ri ju lejon të keni një ide si duken faqet tuaja web nën shfletuesa të ndryshëm pa i patur të instaluar në makinën (makinat) tuaj.
Kushdo që merret me një faqe web qoftë edhe të thjeshtë e di se sa punë lehtëson kjo.

Problem në Përgjegjësin e Fjalëkalimeve të Firefox-it

Sapo është zbuluar një bug në Përgjegjësin e Fjalëkalimeve të Firefox-it. Bëhet fjalë për një të metë në pjesën e Firefox-it që administron fjalëkalimet që ky ruan për ju, për t’i dhënë në mënyrë automatike kur ju i ktheheni së njëjtës faqe. Kjo ndodh vetëm nëse, te rregullimet e Firefox-it, i kërkohet shprehimisht të funksionojë në këtë mënyrë. Nëse nuk i kërkohet shprehimisht te rregullimet, shfletuesi nuk ruan fjalëkalime që jepni gjatë kohës që vizitoni faqe të ndryshme.
Problemi i tanishëm qëndron në faktin që mekanizmi nuk kontrollon mirëfilltësinë e faqes për të cilën qenë ruajtur të dhëna hyrjeje (login). Kështu që një faqe e dytë brenda të njëjtit shërbyes që shërbeu të parën, e stisur për qëllime vjedhjeje identitetesh, mund të bëjë të mundur vjedhjen e fjalëkalimeve të ruajtur.

Heise ka krijuar dhe një faqe test (në Anglisht) për përdoruesit e thjeshtë, prej nga ku këta mund të shohin nëse shfletuesi i tyre vuan nga kjo e metë apo jo.
Është pranuar ekzistenca për IE7, pra as IE7 nuk i mbron përdoruesit nga e meta e zbuluar. Duket se Opera është në pozicionin më të favorshëm. Nga Mozilla po punohet për një zgjidhje sa më të shpejtë. Deri atëherë, këshillohet çaktivizimi hëpërhë i Përgjegjësit të Fjalëkalimeve.

Termi përditësim ka qenë pjesë e shqipes këtu e 20 e kusur vjet

Po në të njëjtin fjalor, Fjalor i Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, fq. 890, gjendet përshkrimi i termave: përditësim, përditësohem, përditësoj. Për fat të keq, por për pak fare, këta jepen si sinonime të azhurnim, azhurnoj.
Për kureshtje, Vedat Kokona në fjalorin e tij Frëngjisht -Shqip të 1989, fjalën ajourner nuk e përkthen me fjalën përditësim. Se si e gjeti rrugën ligjore kjo fjalë në Shqip nuk dihet. Aq më tepër që del krejt e panevojshme.

Një mundësi përkthimi e termit driver

Kush ka provuar të përkthejë një program kompjuteri, e di mirë që driver është një nga më të pamposhturit.
Krejt rastësisht, duke shfletuar Fjalorin e Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, hasa fjalën përudh – i tregoj dikujt rrugën e drejtë, e hasa për herë të parë deri më sot dhe trajta përudhës erdhi në sekondë. Përudhës nuk ka asnjë lidhje me ndonjë kuptim të përdorur deri më sot. Kjo do të shmangte përplasjen me përdorime të deritanishëm dhe do mund të ndihmonte në birësimin me sukses të fjalës.

Open Source Parking

Një projekt i ri nga Bruce Perens.
Për një ide përmbledhëse mbi shtysat që nxitën projektin mund të lexoni këtë artikull.

Nga komentet në web për projektin:

…am not sure but I think that the advantage of what he has proposed is that advertisements on the parking page could be used to both pay for the bandwidth and possibly bring revenue that could be donated to OpenSource projects. Why park your domain on your registrar’s parking servers when you can both provide revenue and ensure that the parked site is registering as running on an open platform? Geeks love to show their love for O/S, this is their chance.

…They will be in the Netcraft report whether anyone submits them or not. My primary goal was to take the “appearance only” Netcraft report share away from IIS / Windows. But others have shown that advertising on parked domains is effective, and Free Software can use the funds. If I can get up to 750K hits/month, we can start using Adsense for Domains. With lower numbers, other services are available.

Things I’d use the funds for:

  • Maintaining the parking infrastructure.
  • Building a real PAC (political action committee) for Free Softare

Thanks

Bruce

© 2012-2026 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.