Xfce dhe Xfce.org në Shqip

Xfce-ja është një mjedis desktop për sisteme operativë të llojit *nix. Përkthimi i parë ka qenë për versionin 4.3.2. Ndërsa ky version është 4.4, me diçka më tepër që nuk u përfshi në 4.4 (squeeze në mos gaboj). Përkthimit të Xfce-së si një përmbledhje programesh i shtohet këtë radhë edhe përkthimi i site-it zyrtar, Xfce në Shqip, ku mund të gjenden shumë të dhëna rreth saj. Ndër to përmendim edhe doracakë për përdoruesin.
GNOME dhe KDE janë dy mjediset më të njohur për desktop, mbi përkthimet në shqip të të cilëve punohet vazhdimisht. Përkthimi i Xfce-së shtysën e pati nga ideja për të provuar përkthimin e plotë të një mjedisi desktop duke u bazuar në një grup termash për të cilët nuk ka mirëpranim nga palë të ndryshme që janë marrë me përkthimet. Arsyeja tjetër është fakti që Xfce është më pak kërkues ndaj sistemit, kur vjen puna te fuqia që duhet të ketë një i tillë për të xhiruar këtë apo atë ndërfaqe grafike përsipër bërthamës së sistemit operativ, Linux në rastin tonë. Kështu që përkthimi mund të ishte i dobishëm për kushtet tona, ku kompjuterat e ndjekin me mundim përparimin e teknologjisë.
Qoftë përkthimi i Xfce-së, qoftë ai i site-it kanë nevojë për kontroll dhe ndreqjet e rastit, por janë të përdorshëm që tani.

Shpërndajeni me Mënyra të Tjera:
  • Print
  • del.icio.us
  • Yahoo! Buzz
  • Google Bookmarks
  • Add to favorites
  • email
  • Identi.ca
  • RSS
  • Google Buzz

Komente

Një përgjigje te “Xfce dhe Xfce.org në Shqip”

  1. Shtojini këtyre edhe përkthimin e Xfce Goodies dhe Installit.
    Të para, Xfce Goodies janë shtesa me të cilat Xfce mund të plotësohet për të bërë gjëra të ndryshme.
    Installit është një instalues grafik i Xfce-së. Pra nëse instaloni Installit, përmes tij më pas mund të instaloni Xfce-në, pa patur nevojë të dini radhën e instalimit të paketave dhe ta ruani atë.
    Mbani parasysh që përkthimet nuk kanë kalusr ende kontrollin në funksionim e sipër. Ndaj mund të kenë nevojë për ndreqje gabimesh. Sapo t’i kryej ato, do ta bëj të ditur këtu, nën këtë temë.

Lini një Përgjigje

© 2012-2024 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.