WordPress-i në Shqip

WordPress-i është një nga platformat më të njohura për krijim dhe mirëmbajtje blogjesh, i përdorur edhe nga shumë blogistë shqiptarë. Përkthimin e tij në Shqip e kam përfunduar, dhe shumë shpejt do të jetë i passhëm zyrtarisht site-i zyrtar. Deri atëherë, një ide mund ta krijoni nga këto foto ekrani:

Foto nga WordPress-i në Shqip

Shpërndajeni me Mënyra të Tjera:
  • Print
  • del.icio.us
  • Yahoo! Buzz
  • Google Bookmarks
  • Add to favorites
  • email
  • Identi.ca
  • RSS
  • Google Buzz

Komente

5 përgjigje te “WordPress-i në Shqip”

  1. Faleminderit. Këshilla jote për më tepër prani është e drejtë. Për hir të së vërtetës, kam postuar një njoftim edhe te Forumi Shqiptar. Mund të postoja edhe gjetiu… shpresoj që këtë ta bëjnë simpatizantë të ndryshëm. Sidoqoftë, prania te faqja zyrtare e WordPress-it duhet çmuar. Ndoshta edhe përdoruesit duhen këshilluar të shohin edhe për pjesën shqip në çfarëdo projekti që u bie rruga.

  2. Pa dyshim që bën një punë shumë të lavdërueshme dhe të vlefshme.
    Unë do të këshilloja që pasi bën gjithë këtë punë të bësh dhe pak promovim për to që të njihen nga sa më shumë vetë. P.sh. punën e fundit e kishit lajmëruar te Albforumi, i cili është tashmë forum gati i vdekur.
    Një mundësi do të ishte http://laj.me/
    ose dhe albwebmaster.com që frekuentohet vetëm nga webmastera.
    Përshëndetje

  3. Ose më troç, WordPress Shqipëria

  4. Edhe pjesa e Shqipes te http://www.wordpress.org/ është gati. Klikoni http://sq.wordpress.org/ për ta vizituar. Aty do të gjeni të dhëna se si të kihet WordPress-i në Shqip, si të instalohet nga fillimi, ose si të kalohet një instalim nga një gjuhë tjetër në Shqip. Versioni i tanishëm i përkthyer është 2.7

Lini një Përgjigje

© 2012-2024 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.