Arkivë për Nëntor, 2009

Website Grader – sa i efektshëm është site-i juaj

Website Grader është një shërbim falas që lejon shqyrtimin e site-it tuaj, bazuar në kontrollimin e disa parametrave të zgjedhur nga krijuesit e shërbimit, për të parë se sa i efektshëm do të ishte nga pikëpamja e marketingut site-i juaj. Nga çasti që identifikohen mangësitë, është e lehtë pastaj të jepen edhe disa këshilla të thjeshta se si mund të përmirësohet site-i juaj web, parë nga këndvështrimi i marketingut sërish.

Ideja është tunduese dhe nuk u desh shumë që ta provoja për blogun tim dhe dy blogje të njohur të blogosferës së shqipes. Përfundimet mund t’i shihni në lidhjet më poshtë:

blogu i këtushëm 72 pikë
Peisazhe të Fjalës 87 pikë
Peshku Pa Ujë 99.2 pikë

Pikët, për secilin, tregojnë që, nga qindra mijëra site-e të analizuar më parë, ai i marrë në analizë tani është më mirë se sa (sasia e pikëve që u vlerësua)% e tyre. Për shembull, Peisazhe të Fjalës është më mirë se 87% e site-eve parashtruar deri më sot shërbimit për analizim. Bëhet fjalë gjithmonë bazuar në algoritmin e përdorur nga shërbimi dhe për matjen e efektshmërisë në marketing.

blogu.programeshqip.org klasifikohet në vendin e 510261 nga 1816496 site web që janë klasifikuar deri më sot.

Firefox-i Më i Shpejtë ose Firefox Fun

Shiheni vetë: Firefox-i Më i Shpejtë

Statistika me Piwik mbi vizitat në site-in tuaj

Të dhënat statistikore mbi vizitat në site-in apo faqet tuaja Web  janë një mjet me interes për të zotin. Sisteme të ndryshëm për administrim lënde përdorin mekanizma të ndryshëm për këtë qëllim. Google Analytics është i pari që vjen në mend.  E meta e këtyre sistemeve është fakti që u takojnë shoqërive të cilat ofrojnë edhe shërbimin e strehimit të site-it ose blogut të dikujt, duke hequr kështu, teorikisht,  çdo mundësi kontrolli të plotë dhe administrim të pavarur të statistikave. Aksh biznes duhet të sjellë në mendje konkurrentët, në çdo hap që ka të bëjë me aktivitetin e biznesit. Dhe statistikat janë pjesë e këtyre hapave. Por edhe në rastin kur nuk ka arsye për të pasur frikë nga konkurrentët, si i bëhet në rastet kur ai që të ofron statistikat zhduket një ditë të bukur apo biznesi i tij falimenton? Ose  le të themi ai biznesi ndërron duart? Ç’ndodh me statistikat tuaja?

Për të dalë nga dilema të tilla, si në raste të tjera të ngjashme, projektet me burim të hapur janë alternativë më e mirë. Një i tillë është Piwik-u:

Piwik-u është një program statistikash web, me burim të hapur, që qarkullon nën lejen GPL dhe që mund ta shkarkoni e përdorni në shërbyesin tuaj web. Ju furnizon raporte të hollësishme në kohë reale rreth vizitorëve të faqeve tuaja web: motorët e kërkimit dhe fjalëkyçat që ata përdorën, gjuhën që flasin, faqet tuaja më popullore… e plot të tjera.

sipas autorëve të projektit.

Një demostrim të përkthimit në Shqip të Piwik-ut mund ta shihni te kjo lidhje. Majtas sipër mund të zgjidhni Shqipen për të parë se si duket Piwik-u në Shqip, në funksionim e sipër.

Instalimi i programit është i thjeshtë, me pak hapa dhe thuajse bëhet vetvetiu:

Pas instalimit, instalimi juaj i Piwik-ut është gati të vjelë të dhënat e para dhe të krijojë për to statistika të hollësishme, të dobishme dhe të këndshme për syrin.

Pesë Vjetët e Firefox-it festohen me një site të ri

Hyrja

Versioni 1 i Firefox-it u hodh në qarkullim pesë vjetë më parë. Për të festuar datëlindjen, bashkësia Mozilla krijoi një faqe, versionin shqip të së cilës mund ta shihni këtu. Mos lini pa parë videon zbavitëse që përmbledh në pak hapa kontributin e Firefox-it në jetën online të përdoruesve dhe në përmirësimin e Internetit.

Burimi i Hapur përhapet ngado

Vetëm në pesë vjetëNriçoni botën me Firefox-in

Firefox-i përparon edhe ndër shqiptarët

Disa statistika të botuara te Peshku Pa Ujë hedhin dritë mbi parapëlqimet e përdoruesve shqiptarë të Interneti lidhur me shfletuesat për Internetin. Për Firefox-in statistika të tilla kanë munguar deri më sot. Edhe pse jo të plota, edhe pse përfundimet që mund të nxirren flasin vetëm në mënyrë të tërthortë, prapëseprapë statistikat janë të kënaqshme dhe premtuese.
Rrjedha e sapo botuar te Peshku Pa Ujë, tregon se 32.4% e vizitorëve të PPU-së gjatë periudhës Gusht – Shtator përdorën Firefox-in për të lexuar faqet e Peshkut, ndërkohë që shifrat përgjegjëse për të njëjtën periudhë të vitit 2008 është 27.27%. Pra brenda një viti përdorimi i shfletuesit që vjen nga Burimi i Hapur është rritur me 5%. Ndërkohë që vizitat te PPU-ja të bëra me IE janë ulur brenda një viti me 10%.

Më konkretisht:

rritja e Firefox-it karshi rënies së IE

Pesë-vjetori i Firefox-it

Një vështrim mbi Firefox-in në pesë-vjetorin e tij


Firefox-i Sipas Numrave

  • Firefox-in e përdorin më tepër se 330 milionë vetë anembanë botës

  • Firefox-i është software i lirë dhe me burim të hapur, me afërsisht 40% të kodit të tij shkruajtur nga vullnetarë

  • Përqindja e tregut për Firefox-in është 24.7%% (sipas Net Applications, Tetor 2009)

  • Përqindja e tregut për Firefox-in në Europë është 34.47% (sipas Net Applications, Tetor 2009)

  • Deri në Gusht të 2009-s, Firefox-i qe shkarkuar më shumë se 1 miliardë herë

Shfletuesi Global

  • Firefox-i mund të kihet në më shumë se 70 gjuhë (duke mbuluar kështu më shumë se 97% të popullsisë botërore online)

  • Firefox-i është në përdorim në çdo vend të botës
  • Gati çdo version jo në Anglisht i Firefox-it është përkthyer nga vullnetarë të bashkësisë

  • Më tepër se 50% e përdoruesve të Firefox-it në botë përdorin versione jo në Anglisht

Ecuria në Kohë*

  • 9 Nëntor, 2004: qarkullon Mozilla Firefox 1.0

    • Veçori të reja:

      • Bllokim Flluskash – ndaloni reklama të bezdisshme në trajtë flluskash

      • Shfletim me Skeda – shihni më shumë se një faqe në një dritare të vetme

      • Vetësi dhe Siguri – Firefox e ruan të pastër kompjuterin nga spyware-e dashakeqë

      • Kërkime Më të Mençura – kërkimi është vendosur drejt e te paneli

      • Faqerojtësa të Gjallë – integrim i prurjeve RSS

      • Shkarkim Pa Telashe – kartela të ruajtura vetvetiu në desktopin tuaj

      • Miku Më i Mirë për Zhvilluesit – Firefox-i vjen me një set standard mjetesh zhvilluesi
    • Numër versionesh të përkthyer: 29

    • Përqindje tregu atë muaj: 1.2% (sipas Net Applications, Nëntor 2004)

  • 29 Nëntor, 2005: qarkullon Mozilla Firefox 1.5

    • Veçori të Reja
      • Përditësim i Vetvetishëm

      • Rirenditje Skedash me Drag and Drop

      • Pastrim të Dhënash Vetjake
    • Numër versionesh të përkthyer: 32

    • Përqindje tregu atë muaj: 8.5% (sipas Net Applications, Nëntor 2005)

  • 24 Tetor, 2006: qarkullon Mozilla Firefox 2.0

    • Veçori të reja
      • Rifreskim i Anës Pamore – u përditësuan temat dhe ndërfaqja e përdoruesit

      • Personalizoni Shfletuesin Tuaj – mbi 1000 Shtesa nga të cilat të zgjidhet

      • Siguri: Mbrojte e brendshme nga karremëzimet

      • Rikthim Sesioni

      • Kontroll i Brendshëm Drejtshkrimi

    • Numër versionesh të përkthyer: 37
    • Përqindje tregu atë muaj: 12.9%

  • 17 Qershor, 2008: qarkullon Firefox 3 dhe vendos një Rekord Botëror Guinness me numrin më të madh të shkarkimeve të një software-i brenda 24 orësh
    • Veçori të reja

      • Shtyllë e Mençur Vendesh

      • Faqerojtësa me Një Klikim

      • Etiketa

      • Shfletuesi Web Më i Sigurt – masa strikte kundër karremëzimeve dhe malware-eve / ID site-i web të atypëratyshme

      • Prodhimtari – kontroll i brendshëm drejtshkrimi / rikthim sesionesh / full zoom /

      • Personalizim – më shumë se 5000 Shtesa që t’ju ndihin për personalizim

    • Numër versionesh të përkthyer: 48

    • Statistika shkarkimesh

    • Përqindje tregu atë muaj: 19% (sipas Net Applications, Qershor 2008)

  • 30 Qershor, 2009: qarkullon Firefox 3.5

    • Veçori të reja

      • Shfletim Vetjak

      • Mbulim për HTML5 – video të hapur dhe audio të hapur

      • Shfletues i Ndjeshëm ndaj Vendit

      • Skeda të Shqitshme

      • Shkronja të Shkarkueshme

    • Numër versionesh të përkthyer: 73

    • Përqindje tregu atë muaj: 22.43% (sipas Net Applications, Qershor 2009)

  • 31 Tetor , 2009, qarkullon Firefox 3.6 Beta 1

Fuqia e Personalizimive

  • Mbi 6000 Shtesa Firefox-i falas, të krijuara me kontributin e bashkësisë – më tepër se për cilindo shfletues tjetër

  • 7 milionë shkarkime për Personas me 20 mijë hartime Personas kontribut i 10 mijë artistëve (Gusht 2009)

Kalimi në Celular

  • Përpjekjet e Mozilla-s drejt celularit, me emrin e koduar Fennec, bazohet në besimin se, pavarësisht se me ç’pajisje hyni në të, ka vetëm një Web

  • I ngritur mbi të njëjtën teknologji si Firefox-i, Fennec-u ka plot nga veçoritë e fuqishme të versionit desktop

Pse Firefox?

  • Projekti Firefox fillimisht quhej Phoenix, u ripagëzua për shkak problemesh me shenja tregtare. Emri zëvendues, Firebird, nxiti shqetësime te Firebird,
    një projekt i lirë software-i bazash të dhënash. Ndaj, më 9 Shkurt, 2004, Mozilla Firebird u bë Mozilla Firefox.

Rreth Mozilla-s

  • Mozilla është një organizëm jofitimprurës, në dobi të publikut, me më pak se 250 nëpunës

  • Mbështetemi nga një bashkësi globale disa-mijëshe e përkushtuar të na ndihmojë të krijojmë një Internet më të mirë

  • Misioni ynë është ta mbajmë Internetin të hapur dhe të lirë, përmes mbështetjes së lirisë së zgjedhjes, risive dhe mundësive në botën online

  • Mësoni më tepër rreth Mozilla-s

Bashkësia Mozilla

  • Më tepër se 1000 vullnetarë kontribuojnë me kod te Firefox-i

  • 20 mijë vetë shkarkojnë dhe provojnë përditësimet e përditshme të Firefox-it, dhe gati 1 milionë vetë shkarkuan dhe provuan Firefox 3.5 beta

  • mijëra vetë kontribuojnë te Mozilla përmes sistemit tonë për ndjekjen e projektit Bugzilla

  • SUMO, site-i i Mozilla-s i mirëmbajtur nga bashkësia, ndihmon mesatarisht 10 mijë përdorues të Firefox-it në javë

  • Studentë nga më shumë se 600 institucione në 57 vende përhapin Firefox-in nën rolin e Përfaqësuesit të Mozilla Campus-it

  • Për hedhjen në qarkullim të Nëntorit të 2004, 15 mijë vetë dhuruan shuma parash për të blerë një reklamë mbi Firefox-in te New York Times

*Listë e plotë e shënimeve të versionit: http://www.mozilla.com/en-US/firefox/releases/

* Listë e plotë e versioneve të përkthyera: ftp://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/releases/


© 2012-2026 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.