Muaj: Dhjetor 2009
-
Komisioni Europian dhe Microsoft-i bien në ujdi
Komisioni Europian miratoi së fundi një vendim që përbën një ujdi lidhur me padinë kundër Microsoft-it. Marrëveshja parashikon një numër parimesh, sendërtimi i të cilëve do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhë shfletuesin web që dëshiron. Po aq me rëndësi është mbrojtja e kësaj zgjedhje më pas, çka marrëveshja e parashikon. Deri më sot shmangia e…
-
Gravatar – Avatar i Pranuar Globalisht
Gravatari, shkurtim për Globally Recognized Avatar, është thjesht një figurë që ju “ndjek” nga site-i në site e që shfaqet në krah të emrit tuaj, sa herë që ky përdoret për të treguar autorësinë e një veprimi tuajin atje. Avataret ndihmojnë në identifikimin e postimeve tuaja në blogje dhe forume web. Praktika është e njohur…
-
Karmen – Versioni më i ri i WordPress-it.
WordPress 2.9, oh so fine I want to make you mine, all the time… Versioni 2.9 i WordPress-it sapo është hedhur në qarkullim. Çfarë është WordPress-i? WordPress-i është një platformë publikimesh në Web, ose programi që lejon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e blogjeve të tillë si: Peizazhe të Fjalës kolektiviza Tirana Calling akull-naja bletëbzz Pëshpërima Baba…
-
Përkthimi i Skyculture-it për Stellarium
Skyculture është pjesë e programit Stellarium. Është ajo pjesë që mbulon emrat që u janë dhënë yjësive të shumta të qiellit tonë. Mjafton të sillni ndërmend emra si Arusha e Madhe ose Arusha e Vogël dhe e keni kapur thelbin e Skyculture-it. Ndërkohë që Stellarium është përkthyer në Shqip gati plotësisht, Skyculture ka nevojë për…
-
Shkarkimet e versionit Shqip të WordPress-it dhe pak interpretime për gjendjen e blogosferës shqiptare
Versionet Shqip të WordPress-it, (pas një versioni të hershëm, të hedhur në qarkullim ca vite më parë), kanë pak kohë që qarkullojnë. Dhe nuk ka pasur shifra rreth interesit të treguar ndaj tyre nga përdoruesit. Së fundi, te një lidhje e WordPress.org, mund të shihet ecuria e versioneve Shqip. Numrat janë ende shumë të vegjël,…