Kategori: Firefox

  • Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit

    Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit mund të bëhen vetëm nxënës shkollash ose studentë. Për më të rriturit projekti mund të jetë me interes kur vjen fjala te fëmijët e tyre. Nëpërmjet tij mund të aktivizoni fëmijët tuaj në një fushatë të rëndësishme, jo vetëm nga objekti i saj, por po aq edhe për mundësinë që…

  • Petka të reja për Firefox-in

    nga

    Persona është emri që Mozilla ka zgjedhur për tema grafike që mund të zbatohen mbi Firefox-in, pra petka të shumëllojshme, që me një klikim mund t’i provohen instalimit tuaj të Firefox-it e për t’i ndryshuar kështu pamjen brenda pak sekondash. Në mos për gjë tjetër, mund të shërbejë si zbavitje për fëmijët e vegjël. Ose…

  • Si të zgjidhet një shfletues Web

    Çfarë është shfletuesi Web? Shfletuesi është një program kompjuteri që shfaq faqe Web.  Shfletuesi juaj ndikon në rrugë të ndryshme mbi mënyrën se si e përdorni Web-in, përfshi këtu sa shpejt hapet një faqe, sa të sigurt jeni kur lundroni në Internet dhe ç’pjesë e të dhënave tuaja u jepen të tjerëve. Shfletuesat Web nuk…

  • opentochoice.org

    Ujdia mes Komisionit Europian dhe Microsoft-it, e cekur në këtë shkrim të para ca muajve, pritet të konkretizohet me një “skenë zgjedhjeje” që do t’u paraqitet përdoruesve në një nga përditësimet për Windows. Përmes kësaj skene, përdoruesit do të jenë në gjendje të njohin shkurtimisht dhe të instalojnë një ose disa prej shfletuesve që ofrohen.…

  • Mozilla u Jep Miliona Përdoruesve Firefox 3.6-n

    Hidhet në qarkullim versioni i ri i Firefox-it, 3.6 Mozilla, një organizëm në dobi të publikut, i përkushtuar nxitjes dhe përhapjes së mundësisë së zgjedhjes dhe risive në Web, sot hodhi në qarkullim Firefox® 3.6-n, një përditësim i shfletuesit Web popullor, të lirë dhe me burim të hapur. Versioni më i ri i Firefox-it sjell…

  • Firefox-i Më i Shpejtë ose Firefox Fun

    Shiheni vetë: Firefox-i Më i Shpejtë

  • Pesë Vjetët e Firefox-it festohen me një site të ri

    Versioni 1 i Firefox-it u hodh në qarkullim pesë vjetë më parë. Për të festuar datëlindjen, bashkësia Mozilla krijoi një faqe, versionin shqip të së cilës mund ta shihni këtu. Mos lini pa parë videon zbavitëse që përmbledh në pak hapa kontributin e Firefox-it në jetën online të përdoruesve dhe në përmirësimin e Internetit.

  • Firefox-i përparon edhe ndër shqiptarët

    Disa statistika të botuara te Peshku Pa Ujë hedhin dritë mbi parapëlqimet e përdoruesve shqiptarë të Interneti lidhur me shfletuesat për Internetin. Për Firefox-in statistika të tilla kanë munguar deri më sot. Edhe pse jo të plota, edhe pse përfundimet që mund të nxirren flasin vetëm në mënyrë të tërthortë, prapëseprapë statistikat janë të kënaqshme…

  • Pesë-vjetori i Firefox-it

    Një vështrim mbi Firefox-in në pesë-vjetorin e tij Firefox-i Sipas Numrave Firefox-in e përdorin më tepër se 330 milionë vetë anembanë botës Firefox-i është software i lirë dhe me burim të hapur, me afërsisht 40% të kodit të tij shkruajtur nga vullnetarë Përqindja e tregut për Firefox-in është 24.7%% (sipas Net Applications, Tetor 2009) Përqindja…

  • Hidhet në qarkullim versioni përfundimtar beta i Firefox-it 3.5

    Version përfundimtar beta sapo është hedhur në qarkullim. Lidhjet për të shkarkuar përkthimin në Shqip janë si vijon: për Windows për Mac për Linux Zëvendësimi i sq me en-US te fundi i këtyre lidhjeve do t’ju japë shkarkimin në Anglisht.

© 2012-2024 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.