Arkivë për Kategorinë 'Përditësime Përkthimesh'

Hidhet në qarkullim WordPress 3.3

Platforma e mirënjohur CMS WordPress qarkullon tani në versionin 3.3.

Ç’ka të Re në këtë version? Disa prej veçorive të reja të këtij versioni mund t’i shihni më poshtë:

Ngarkim më i kollajshëm i kartelave të ndryshme në një postim blogu

Tani lloji i kartelës zbulohet vetvetiu pasi e ngarkoni. Sipas llojit të kartelës do të shfaqen edhe fushat përkatëse ku mund të jepen të dhënat rreth saj.

Ngarkues Media Merr-dhe-Vër

Shtimi i fotove apo i kartelave të tjera te postimet dhe faqet është thjeshtuar edhe më. Kartelat që doni të ngarkoni mund t’i tërhiqni nga desktopi apo një dritare e tij dhe t’i lëshoni te ngarkuesi.Mundeni të shtoni një kartelë në herë, ose disa njëherësh.

Më Tepër Formate Kartelash

Te lista e llojeve të lejuar të kartelave për ngarkuesin janë shtuar formatet .rar dhe .7z.

Menu Hapmbyll

Pulti është bërë më i hajthshëm, përmes nënmenush të reja hapmbyll. Teksa kaloni kursorin sipër secilit zë të menusë, nënmenuja shfaqet vetvetiu, duke ju lejuar hyrje te cilado skenë e pultit thjesht me një klikim.

Konceptim i Rrjedhshëm

Disa skena të pultit janë përditësuar për t’u dukur më mirë nën madhësi të ndryshme, përfshi mbulim më të mirë për iPad/tablet.

Skeda Ndihme

Një operacion plastik për skedat e ndihmës që gjenden në cepin e sipërm të skenave të Pultit. Lënda në to është ndarë në pjesë më të vogla, për përdorim më të kollajtë, me lidhjet për te dokumentimi përkatës dhe forumet e asistencës përherë të dukshme.

Sinjalizuesa Veçorish të Reja

Kur shtohen veçori të reja, ndryshohet mënyra e lëvizjeve, apo çfarëdo gjëje tjetër që mund t’’ju kapë në befasi kur përditësoni site-in tuaj WordPress site, do t’ju bëhet e ditur me shpjegime veçorish të reja rreth ndryshimit.

Bashkë-përpunim Më i Mirë

Ju ka rastisur të përpunoni një postim pasi dikush tjetër pat mbaruar me të, dhe të shihni një njoftim që ju thotë se personi tjetër po e përpunon ende postimin? Tani e tutje, njoftim të tillë do të keni vetëm nëse personi tjetër gjendet te skena e përpunimeve — nuk ka më mospërputhje në kohë.

Importues Tumblr-i

Doni të importoni lëndë nga Tumblr në WordPress? Pa problem! Shkoni te Mjete → Import që të merrni Importuesin e ri për Tumblr, i cili i kalon postimet tuaja nga Tumblog në formate postimesh WordPress. Ndihmëz: Që të përfitoni maksimumin nga importuesi, zgjidhni një temë të hartuar që të shfaqë formate postimesh.

Përmirësime “Widget”-esh

Ndryshimi i temës shpesh lyp riformësim “widget”-esh me bazë numrin dhe pozicionin e tyre te panelet. Tani e tutje, nëse i riktheheni një teme të dikurshme, “widget”-et do të kthehen atje si i kishit sistemuar te ajo temë. Shënim: nëse keni shtuar “widget”-e që nga ndryshimi i fundit, do t’ju duhet t’i risillni prej zonës Widget-e Joaktive.

 

WordPress 3

Ka pak kohë që është hedhur në qarkullim versioni më i ri i WordPress-it, 3. Numri i shkarkimeve të deritanishme po i afrohet 14 milionëshit. Versioni në Shqip është gati dhe mund të provohet lehtë në blogun eksperimental të krijuar për këtë qëllim:

provojeni

Mjafton të regjistroheni si përdorues dhe mund të luani ca me versionin Shqip të platformës më të sukseshme për blogje. Vërejtjet dhe këshillat për përkthimin, si gjithnjë, janë të mirëpritura.

Karmen – Versioni më i ri i WordPress-it.

WordPress 2.9, oh so fine
I want to make you mine,
all the time…

Versioni 2.9 i WordPress-it sapo është hedhur në qarkullim. Çfarë është WordPress-i?
WordPress-i është një platformë publikimesh në Web, ose programi që lejon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e blogjeve të tillë si:
Peizazhe të Fjalës
kolektiviza
Tirana Calling
akull-naja
bletëbzz
Pëshpërima
Baba Cjapi
lumbardhi
Funky Fish
Adri Nurellari
yummania
Informacione
Blogu për Televizion
Lajme News
midis nesh
Zëri i Aryes
KF Apolonia

sa për të përmendur disa prej tyre. Edhe blogu i këtushëm funksionon nën WordPress.

Versioni i ri, i pagëzuar “Karmen”, përmban një sërë të rejash interesante për përdoruesin:

1. Mekanizëm global ”zhbërjesh”, që ju lejon kthimin e një postimi apo komenti të fshirë gabimisht.
2. Përpunues pamjesh i trupëzuar që lejon qethje, përpunime, rrotullime dhe ripërmasime pamjesh. Kjo veçori është e para në një varg  përmirësimesh të lidhura me trajtim mediash në një blog.
3. Përditësim shtojcash dhe kontroll përputhshmërie të tyre në masë, edhe 10 shtojca njëherazi, e jo më një e nga një. Kjo duhet t’jua heqë frikën nga përditësimet.
4. Trupëzim videosh më i lehtë, thjesht hidhni URL-në e një videoje YouTube, Daily Motion, Blip.tv, Flickr, Hulu, Viddler, Qik, Revision3, Scribd, Google Video, Photobucket, PollDaddy, apo WordPress.tv dhe programi kujdeset për të tjerat.

Versionin Shqip për 2.9 do ta gjeni këtu