Programe Shqip : blogu
Shëngjin Kickoff Hackathon Camp
Më 17 dhe 18 Korrik një grup dashamirësish të Software-it të Lirë dhe atij me Burim të Hapur (FLOSS) do të organizojnë në Shëngjin një takim pune dhe zbavitjeje, kushtuar programeve të lira dhe atyre me burim të hapur.
Cilido me dije dhe përvojë, apo thjesht me dëshirën që të fillojë të merret programet FLOSS është i ftuar të marrë pjesë, qoftë ky programues apo krijues site-sh, ekspert kompjuterash apo dikush që ka nevojë të mësojë krijimin e një blogu të thjeshtë. Ideja është që nëpërmjet një takimi miqësor të nxitet dija, shkëmbimi, bashkëpunimi dhe zbavitja në këto fusha.
Takimi është menduar si një veprimtari paraprake që i paraprin konferencave të Shtatorit që pritet të organizohen njëra në Prishtinë, më 25-26 Shtator, dhe tjetra në Vlorë, më 11-12 Shtator.  Në fakt, një pikë e rëndësishme e vetë takimit është diskutimi i përgatitjeve për dy konferencat.
Nëse jeni të lirë dhe mundeni të shkoni, shpenzojeni fundjavën e 17-18 Korrikut atje. Dijet dhe përvoja juaj janë të dobishme dhe do të gjeni dikë që t’ju jetë mirënjohës për to.
Për hollësi të mëtejshme hidhini një sy faqes së veprimtarisë.
Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit
Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit është një projekt i sapolindur nga Spread Firefox, bashkësia prej nga kanë zënë fill projekte të tjera të suksesshme për përhapjen Firefox-it dhe misionit të Mozilla-s.
Edhe unë, edhe unë...
Projekti synon të ofrojë një kuadër pune për nxënës dhe studentë që duan të aktivizohen e të ndihmojnë për shtrirjen në shkollë të Firefox-it dhe të Mozilla-s. Cilido i pasionuar me produktet e Mozilla-s dhe që e sheh të rëndësishëm misionin e saj, ka rastin ta ndajë me të tjerët pasionin e vet dhe t’i shndërrojë shokët e klasës në fuqi për Firefox-in.
Nëse software-in me burim të hapur e keni pasion  dhe besoni në fuqinë e  Web-it të hapur ndaj pjesëmarrjes, keni çka  nevojitet për t’u bërë  Përfaqësues i Mozilla-s te Nxënësit. Mundet që të  jeni marrë edhe më parë me përhapjen e Firefox-it.  Atëherë, shkoni më  tej. Bëjeni këtë zyrtarisht.
Drejtoni fushata dhe projekte në shkollat e  tuaja dhe në bashkësitë  tuaja vendore. Duke u treguar njerëzve pse  Firefox-i është i fuqishëm,  ndihmojini shokët tuaj të shkollës të  përfitojnë nga një përvojë më e  mirë në Web.
Atëherë...
Disa nga fushatat tona më të paharrueshme të marketingut kanë qenë ide risore të vëna në zbatim nga një grup i vogël njerëzish. Dhe nuk keni nevojë për një lëmë që t’u tregoni njerëzve se sa i fuqishëm është Firefox-i. Te site-i i projektit ju shpjegohet si të arrini të bëni gjëra të ngjashme me shokët e shkollës, duke u bërë fillimisht pjesë e projektit.
T’u bëfsha...!
Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit mund të bëhen vetëm nxënës shkollash ose studentë. Për më të rriturit projekti mund të jetë me interes kur vjen fjala te fëmijët e tyre. Nëpërmjet tij mund të aktivizoni fëmijët tuaj në një fushatë të rëndësishme, jo vetëm nga objekti i saj, por po aq edhe për mundësinë që u jep fëmijve tuaj të edukojnë veten dhe shokët përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në veprimtari të konceptuara si projekte shoqërore.
Me të tillë miq …
Facebook-u ka 59  milionë përdorues – dhe çdo javë i shtohen 2 milionë përdorues të rinj. Por Tom Hodgkinson-in nuk do ta kapni dot duke dhënë vullnetarisht të dhëna të tijat personale – jo më, tani që i njeh synimet e personave pas site-it të rrjetit shoqëror
Tom Hodgkinson
The Guardian, 14 Janar 2008
Historiku i artikullit
Saktësimi vijues u botua te ndarja Corrections and clarifications e The Guardian-it, të Mërkurën, 16 Janar 2008
Artikulli më poshtë e lidhte gabimisht në kohë entuziazmin e bashkësisë së shërbimeve të zbulimit të SHBA-ve për risitë hi-tech pas 11 Shtatorit me krijimin i In-Q-Tel-it, fondit të saj për kapital spekulativ më 1999. Meqë 11 Shtatori ngjau më 2001, nuk mund të kushtëzonte krijimin e In-Q-Tel-it dy vjetë më parë.
E përbuz Facebook-un. Ky biznes amerikan, jashtë mase i suksesshëm, e përshkruan vetveten si “një shërbim shoqëror që ju lidh me njerëzit rreth e qark”. Pa dale, njëherë. Për atë Zot, pse m’u dashka kompjuter për t’u lidhur me njerëzit që kam rreth e qark? Pse u dashka që marrëdhëniet e mia të ndërmjetësohen sipas përfytyrimit të një grushti supergeek-ësh në Kaliforni?  Ç’të keqe kish kafeneja?
Dhe a i lidh vërtet njerëzit Facebook-u? Vallë a nuk na shkëput nga njëri-tjetri në të vërtetë, meqë, në vend që të bëj diçka të pëlqyeshme, fjala vjen të bisedoj, të ha e pi e të hedh valle me miqtë e mi, thjesht dërgoj në rrjet shënime të shkurtra, shkruar shkel e shko, dhe foto zbavitëse, ndërsa mbetem i gozhduar në tavolinën time? Një miku im më tregoi tani vonë se e kish kaluar krejt mbrëmjen e së shtunës në shtëpi, vetëm me Facebook-un, duke pirë në tryezën e punës. Ç’tablo e zymtë. Në vend që të na lidhë mes nesh, Facebook-u në fakt na veçon, duke na mbajtur lidhur pas kompjuterëve.
Facebook-u, po ashtu, ndjell te ne një lloj mburrjeje  dhe vetëvlerësimi. Nëse unë afishoj një foto mikluese timen, tok me një listë gjërash që parapëlqej, mund të ndërtoj një përfaqësim artificial të asaj çka jam, me qëllim që gjej një partner për seks ose miratim nga dikush a për diçka. (“Më pëlqen Facebook-u,” më tha një mik tjetër. “Prej andej zura një dashnore.”) Veç kësaj, ai nxit një konkurrencë shqetësuese ndaj miqësisë: duket se në miqësitë e sotme cilësia nuk vlen një grosh, kurse sasia mbretëron. Sa më shumë miq të kesh, aq më mirë për ty.  Bëhesh “popullor”, sipas kuptimit aq të dashur që i japin kësaj në shkollat e mesme amerikane.  Mjaft të shihni titullin e revistës së re për Facebook-un nga Dennis Publishing-u:  “Si të Dyfishosh Listën e Miqve.”
Duket, ama, se nuk po gjej dot aleatë në këtë armiqësi timen. Tani që shkruaj, Facebook-u bën fjalë për 59 milionë përdorues aktivë, përfshi 7 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, e treta për nga numri i përdoruesve në Facebook, pas SHBA-ve dhe Kanadasë. Pra 59 milionë syleshë, të cilët, të gjithë vullnetarisht, i kanë dorëzuar një biznesi amerikan të dhëna identitare dhe mbi shijet e tyre si konsumatorë, një biznesi amerikan për të cilin nuk dinë kurrgjë.  Tani për tani, çdo javë regjistrohen 2 milionë anëtarë të rinj. Me ritmin e tanishëm të rritjes, si sot një vit, Facebook-u do të ketë më shumë se 200 milionë përdoruesa aktivë. Dhe do të mund të parashikoja se ritmi i rritjes vetëm se do të shtohet në muajt e ardhshëm. Siç shprehet zëdhënësi Chris  Hughes: “Është shtrirë dhe integruar kaq shumë, sa nuk e heq dot qafe.”
Krejt kjo më sipër do më kish mjaftuar për ta hedhur tej përgjithmonë  Facebook-un. Por ka më tepër arsye për ta urryer. Shumë më tepër.
Facebook-u është një projekt i financuar paq, dhe personat që kanë dhënë paratë,  një grup kapitali spekulativ  në Silicon Valley, kanë një ideologji të menduar qartë, të cilën shpresojnë ta përhapin anembanë globit. Facebook-u është një nga shfaqjet e kësaj ideologjie. Si edhe me PayPal-in para tij, bëhet fjalë për një eksperiment shoqëror, shprehje e një lloji të veçantë libertarianizmi neokonservator. Në Facebook, jeni i lirë të jeni ai që doni të jeni, sa kohë që nuk ju bëhet vonë në bombardoheni me reklama nga markat më të mëdha të botës. Si edhe me PayPal-in, kufijtë mes shteteve përfundojnë në relike nga e kaluara.
Por Thiel-i është më shumë se një kapitalist i zgjuar dhe i pangopur. Është edhe filozof futurist dhe aktivist neokonservator. I diplomuar për filozofi në Stanford, më 1998 shkroi me bashkëautor një libër të titulluar Miti i Larmisë, një sulm i hollësishëm mbi liberalizmin dhe ideologjinë multikulturaliste që mbizotëronin në Stanford. Sipas tij, “multikultura” solli tkurrjen e lirive individuale. Ende student në Stanford,  Thiel-i themeloi një gazetë të djathtë, që vazhdon të botohet, The  Stanford Review – me moton: Fiat Lux (“U bëftë Dritë”). Thiel-i është gjithashtu anëtar i TheVanguard.Org, një grup presioni neokonservator, me bazë në Internet, që u krijua si kundërvënie ndaj MoveOn.org, një grup presioni liberal, që e ushtron veprimtarinë e vet po në web. Thiel-i e quan veten “libertarian të flaktë”.
TheVanguard drejtohet nga njëfarë Rod D Martin, një kapitalist-filozof të cilin Thiel-i e admiron së tepërmi. Në site, Thiel-i shprehet: “Rodi është një nga mendjet udhëheqëse të kombit tonë, që krijon ide të reja e të nevojshme për politikat publike. Ai zotëron një të kuptuar të Amerikës më të plotë se sa kanë shumica e drejtuesve për bizneset e tyre.”
Kjo copëz nga site-i i tyre web jep një ide mbi përfytyrimin e tyre për botën:  “TheVanguard.Org është një bashkësi online amerikanësh që besojnë në vlerat konservatore, tregun e lirë dhe qeverinë e kufizuar, si mjetet më të përshtatshme për të sjellë shpresë dhe mundësi gjithnjë në rritje për këdo,  veçanërisht për më të varfrit mes nesh.” Synimi i tyre është të mbështesin politika që “do t’i japin trajtë të re Amerikës dhe globit”. TheVanguard i përshkruan politikat e veta si “Reganiane/Theçeriane”. Mesazhi i presidentit thotë: “Sot do t’i japim MoveOn-it [site-it web liberal], Hillary-t dhe medias së majtë ca mësime që nuk u kanë shkuar kurrë në mend.”
Kështu pra, lidhur me politikat e Thiel-it nuk ka mëdyshje. Po për filozofinë e tij? Dëgjova një podcast të një fjalimi që Thiel-i mbajti lidhur me idetë e tij mbi të ardhmen. Filozofia e tij, me pak fjalë, është kjo: që nga shekulli i XVII-të, disa mendimtarë të ndriçuar po e largojnë botën nga të jetuarit e dikurshëm, të stilit të vjetër, të rrënjosur në natyrë – dhe këtu ai përmend thënien e famshme të Thomas Hobbes-it për jetën si “e ndytë, shtazarake dhe e pakët” – për ta shpënë atë drejt një bote të re virtuale, në të cilën njeriu ka triumfuar mbi natyrën. Tani vlera mishërohet në sende imagjinare. Thiel-i thotë se nxitjen për PayPal-in e pati nga kjo bindje: vlera gjendet jo në sendet e njëmendta, të fabrikuara, por në marrëdhëniet mes qenieve njerëzore. PayPal-i është një rrugë për të lëvizur paranë pa kufizime, rreth e rrotull botës. Bloomberg Markets e karakterizon kështu: “Për Thiel-in, PayPal-i ishte para së gjithash çështje lirie: ai do t’u mundësonte njerëzve të anashkalonin kontrollin mbi monedhat dhe të lëviznin paranë anembanë globit.”
Qartazi, Facebook-u është një tjetër eksperiment hiper-kapitalist: a mund të bëhen para nga miqësia? A mund të krijohen bashkësi të lira nga kufijtë mes shteteve – dhe mandej t’u shitet atyre Coca-Cola? Facebook-u është thellësisht jo krijues. Nuk prodhon asgjë. Thjesht ndërmjetëson në marrëdhënie që kryheshin edhe pa të.
Foto: Tim Boyle/Getty
Frymëzuesi filozofik i Thiel-it është njëfarë René Girard në Universitetin e Stanford-it, flamurtar i një teorie të sjelljes njerëzore të quajtur dëshira imituese. Girard-i mendon se njerëzit, në thelb, janë si delet dhe do të kopjonin njëri-tjetrin pa e vrarë shumë mendjen. Këtë teori duket se e provon bota virtuale e Thiel-it: objekti i dëshiruar nuk ngre peshë; gjithë ç’duhet pasur parasysh është që qeniet njerëzore do të priren të sillen si kope. Që këtej vijnë flluskat financiare. Që këtej edhe popullariteti i pamasë i Facebook-ut. Girard-i merr pjesë rregullisht në mbrëmjet intelektuale të Thiel-it. Ajo që nuk dëgjohet te filozofia e Thiel-it, me që ra fjala,  janë konceptet tradicionale, që i referohen botës reale, si arti, bukuria, dashuria,  kënaqësia dhe e vërteta.
Për neokonservatorë si Thiel-i interneti është tejet joshës, ngaqë premton, në marrëdhëniet njerëzore dhe në biznes, çlirimin nga ligjet kombëtare bezdisëse, kufijtë shtetërorë dhe të tjera kufizime kësisoj. Interneti shpalos një botë tregtie të lirë dhe ekspansioni laissez-faire. Thiel-i duket se i miraton parajsat fiskale offshore, dhe thotë se 40% e pasurisë botërore prehet në vende të tilla si Vanuatu, Ishujt Cayman, Monaco dhe Barbados. Për mendimin tim, nuk është gabim të thuhet se Thiel-i, ashtu si Rupert Murdoch-u, është kundër taksave. Atij i pëlqen gjithashtu globalizmi i kulturës digjitale, sepse ky e bën të vështirë t’i sulmosh kryezotët e bankave: “Bankën nuk mund ta shtiesh dot në dorë me revolucion proletar, kur banka  është në Vanuatu,” thotë Thiel-i.
Nëse jeta, në të kaluarën, ishte e ndytë, shtazarake dhe e pakët,  atëherë në të ardhmen Thiel-i dëshiron ta zgjatë ndjeshëm, dhe për këtë  qëllim ka investuar gjithashtu në një firmë që po eksploron teknologji  për zgjatjen e jetës. I ka premtuar 3,5 milionë lira stërlina një  gjerontologu në Kembrixh të quajtur Aubrey de Grey, i cili po kërkon  kyçin e pavdekësisë. Thiel-i gjendet po ashtu në bordin e këshilltarëve  të diçkaje me emrin Instituti i Singularitetit për Inteligjencën Artificiale.  Sipas site-it mahnitës të këtij të fundit: “Singulariteti është krijimi teknologjik i një inteligjence më të lartë se njerëzorja. Ka disa teknologji … që po çojnë atje …  Inteligjenca Artificiale … ndërfaqet e drejtpërdrejta tru-kompjuter  … inxhinieria gjenetike … teknologji të ndryshme të cilat, nëse  arrijnë një nivel të mjaftueshëm sofistikimi, do të mundësonin krijimin e  një inteligjence më të lartë se njerëzorja.”
Pra, siç e pranon edhe vetë, Thiel-i po përpiqet të shkatërrojë botën reale, që e quan edhe “natyrë”, dhe të instalojë në vend të saj një botë virtuale, e në këtë kontekst duhet parë edhe fuqizimi i Facebook-ut. Facebook-u është një eksperiment i paramenduar manipulimi global, dhe Thiel-i është një yll i ri i ndritur në panteonin neokonservator, i prirur ndaj fantazish tekno-utopike të skajshme. Jo dikush që do të doja ta ndihmoja të bëhej edhe më i pasur.
Anëtari i tretë i bordit të Facebook-ut është Jim Breyer. Ky është partner në firmën e kapitalit spekulativ Accel Partners, që investoi 12,7 milionë dollarë në Facebook në Prill të 2005-s. Anëtar bordesh në gjigandë të tillë amerikanë si Wal-Mart dhe Marvel Entertainment, ky ka qenë dikur edhe president i National Venture Capital Association (NVCA). Janë pikërisht njerëz si ky që luajnë fijet e Amerikës, ngaqë investojnë në talente të reja, si Zuckerberg-u me shokë. Raundi më i fundit në financimin e Facebook-ut drejtohej nga një shoqëri e quajtur Greylock Venture Capital, që investoi atje shumën 27,5 milionë dollarë. Një nga partnerët senior të Greylock-ut quhet Howard Cox, edhe ai dikur president i NVCA-së, dhe tani anëtar i bordit të In-Q-Tel-it. Po çfarë është In-Q-Tel-i? Është krahu kapitalist spekulativ i CIA-s, sado e pabesueshme të duket kjo (por shiheni vetë te site-i i tyre në web). Pas 11 Shtatorit, bashkësia e zbulimeve të SHBA-ve u ngazëllye kaq shumë nga mundësitë e ofruara prej teknologjive të reja dhe risive në sektorin privat, sa që më 1999 i dha jetë një fondi të vetit për kapital spekulativ, In-Q-Tel, i cili “gjen dhe bëhet partner me shoqëri që zhvillojnë teknologji pararojë, për të ndihmuar që këto zgjidhje t’i vihen në dispozicion Agjensisë Qendrore të Zbulimit (CIA) dhe bashkësisë më të gjerë të shërbimeve informative në SHBA, në mbështetje të misionit të tyre”.
Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve dhe CIA e kanë për zemër teknologjinë, se kjo e bën më të lehtë spiunimin. “Na duhet të gjejmë rrugë të reja për të parandaluar kundërshtarë të rinj,”  u shpreh sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në 2003. “Na duhet të kryejmë hopin drejt epokës së informacionit, çka është themeli kritik i përpjekjeve tona për transformim.” Presidenti i parë i In-Q-Tel-it qe Gilman Louie, që pat punuar në bordin e NVCA-së me Breyer-in. Një tjetër figurë kyçe në ekipin In-Q-Tel-it është Anita K Jones, ish-drejtoreshë e kërkimeve dhe inxhinierisë së mbrojtjes në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, dhe – tok me Breyer-in – anëtare e bordit të BBN Technologies. Kur ajo la departamentin e mbrojtjes së SHBA-ve,  senatori Chuck Robb u shpreh rreth saj: “Ajo bëri tok bashkësinë e teknologjisë me atë të veprimeve ushtarake, për të hartuar plane të hollësishme me synim ruajtjen e mbizotërimit të SHBA-ve në fushëbetejat e shekullit të ardhshëm.”
Edhe kush nuk pranon të besojë se Facebook-u është një lloj zgjatimi i programit imperialist amerikan, i ndërthurur me një aparat gjigand grumbullimi të dhënash, nuk do ta mohojë dot që, si biznes, ky është krijim gjenish. Disa ekspertë rrjeti kanë sugjeruar se vlera e tij prej 15 miliardë dollarësh është e tepruar, por unë do të thosha se ndoshta, në të kundërtën, kaq mund të jetë shumë modeste. Shtrirja e tij është vërtet marramendëse, dhe mundësia e tij për t’u rritur është praktikisht e pakufishme. “Duam që gjithkush të jetë në gjendje ta përdorë Facebook-un,” thotë zëri anonim i Vëllait të Madh në site-in web. Doemos. Potenciali i pamasë i Facebook-ut e bëri Microsoft-in të blejë 1,6% të tij për 240 milionë dollarë. Sipas ca thashethemeve të fundit, investitori aziatik Lee Ka-Shing, i njohur si i nënti në njerëzit më të pasur të botës, ka blerë 0,4% të Facebook-ut për 60 milionë dollarë.
Krijuesve të site-it u mbetet të bëjnë fare pak gjë me programin. Kryesisht, të ulen e shohin se si miliona të droguarit me Facebook ngarkojnë vullnetarisht në Internet të dhëna identifikuese të tyret, fotografi dhe lista të sendeve të konsumit që u pëlqejnë. Pasi ta ketë magazinuar këtë bazë të gjerë të dhënash qeniesh njerëzore, Facebook-ut mandej thjesht i mbetet t’ia shesë këto të dhëna industrisë së reklamave, ose, siç shkrojti Zuckerberg-u në një postim blogu së fundmi, “të provojë t’u ndihë njerëzve të shkëmbejnë me miq e shokë të dhëna rreth gjërave që bëjnë në web”. Dhe vërtet, kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Më 6 Nëntor të vitit të shkuar, Facebook-u njoftoi se pjesë e bordit ishin bërë 12 marka globale. Mes tyre renditeshin Coca-Cola, Blockbuster, Verizon, Sony Pictures dhe Condé Nast. Të stërvitur mirë për profka marketingu të kategorisë së parë, përfaqësuesit e tyre bënë komente ngazëllyese, të llojit:
“Me Facebook Ads, markat tona marrin pjesë në mënyrën me të cilën përdoruesit komunikojnë dhe ndërveprojnë në Facebook,” u shpreh Carol Kruse, zv.presidente për marketingun global ndërveprues tek Coca-Cola Company.
“E shohim këtë si një rrugë risore për të kultivuar marrëdhëniet me milionat e përdoruesve të Facebook-ut, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërveprojnë me Blockbuster-in në rrugë të leverdishme, domethënëse dhe zbavitëse,” u shpreh Jim Keyes, president dhe CEO i Blockbuster-it. “Këtu bëhet fjalë për gjëra tej krijimit të mbresave nga reklamat. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Blockbuster-it në bashkësinë e konsumatorëve në mënyrë që, nga ana e tyre, konsumatorët të nxiten për të ndarë me miqtë e tyre përfitimet nga marka jonë.”
“Të ndash me të tjerët” është zhargoni i Facebook-ut për “të reklamosh”. Sapo të regjistrohesh në Facebook, do të shndërrohesh në reklamë të gjallë e falas për Blockbuster-in ose Coke-n, që u mburr vlerat e këtyre markave miqve të tu. Marrëdhëniet njerëzore vijnë e shndërrohen në mall, miqësia vjen e përfton vlerë kapitali.
Ndërkohë, në krahasim me Facebook-un, gazetat, për shembull, duken dëshpërimisht të kapërcyera si model biznesi. Një gazetë u shet hapësirë reklame bizneseve që duan t’u shesin mallra lexuesve të saj. Por ky sistem është shumë më pak i sofistikuar se sa Facebook-u, për dy arsye. Njëra është se gazetave u duhet të përballojnë shpenzimet e bezdisshme për rroga dhe honorare gazetarësh që furnizojnë shkrimet për të. Facebook-ut lënda i vjen falas. Tjetra është se Facebook-u  mund të fokusohet dhe reklamojë me përpikëri shumë më të madhe se sa një gazetë.  Deklaroni në Facebook se filmi juaj i parapëlqyer është This Is Spinal Tap, dhe të jeni të bindur se, sapo të dalë një film i ngjashëm, do t’ju  dërgojnë reklama për të.
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg (Foto: Paul Sakuma/AP)
Është e vërtetë që Facebook-u pati telashe me programin e vet të reklamave, Beacon.  Përdoruesve iu njoftua se një syresh diç kish blerë në një shitore online; 46 000 përdorues qenë të mendimit se kjo rrugë reklame ishte futje hundësh në mall të tjetrit dhe, për ta kundërshtuar, nënshkruan një peticion të titulluar “Facebook! Stop invading my privacy!” (“Facebook, mos ma dhuno më privatësinë!”). Zuckerberg-u kërkoi ndjesë te blogu i firmës së tij. Shkroi se tani e kanë ndërruar sistemin nga “opt-out” në “opt-in“. Por kam frikë se ky rebelim i vockël kundër shndërrimit të pamëshirshëm në mall ka për t’u harruar shpejt: tek e fundit, protesta kombëtare në mbrojtje të të drejtave qytetare pati edhe kur u hodh ideja për një forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e shekullit të XIX-të.
Më tej, i keni lexuar ndonjëherë, ju përdoruesit e Facebook-ut,  rregullat e tij të privatësisë? Atje thuhet se nuk keni shumë  privatësi. Facebook-u hiqet se është në krah të lirisë, por a nuk ngjan më tepër si një regjim totalitar virtual, ideologjikisht i motivuar, mbi një popullsi që shumë shpejt do t’ia kalojë në numër asaj të Mbretërisë   së Bashkuar? Thiel-i me të vetët kanë krijuar një shtet të tyrin, një shtet konsumatorësh.
Tani, mundet që ky eksperiment shoqëror t’ju duket tejet eksitues, sikurse  Thiel-it dhe të tjerë zotave të rinj të cyberverse-it. A nuk është ky shteti iluminist, aq i dëshiruar qëkur puritanët e shekullit të XVII-të lundruan drejt Amerikës së Veriut, një botë ku gjithkush është i lirë të shprehet si t’i pëlqejë, po t’u besosh vëzhguesve dashamirës. Kufijtë shtetërorë i përkasin tani së kaluarës, teksa të gjithë mund të hazdisen në hapësirën virtuale. Natyra është mposhtur falë mprehtësisë së pakufishme të njeriut. Po,  madje mund ta ndani mendjen t’i dërgoni investuesit gjenial Thiel gjithë paratë tuaja, teksa të prisni me padurim ditën kur të fillojnë të tregtohen në bursë aksionet e Facebook-ut të pandalshëm.
Ose ju mund të arrini në përfundimin se nuk doni të bëheni vërtet pjesë e këtij programi të financuar fort për të krijuar një republikë globale virtuale të shkretë, ku ju vetë dhe marrëdhëniet tuaja me miq e shokë të shndërrohen në mallra tregu që u shiten markave gjigande mbarëbotërore. Mund të vendosni, me fjalë të tjera, të mos bëheni pjesë e këtij tenderi  për zotërimin e botës.
Për veten time, unë po tërhiqem nga kjo punë, që t’i rri Internetit sa më larg që të mundem dhe orët e kursyera nga mos-pjesëmarrja në Facebook t’i kaloj me diçka të dobishme, fjala vjen me libra. E ç’më duhet të humb kohë në Facebook kur ende nuk kam lexuar Endimionin e Keats-it? Dhe kur kam diçka për të mbjellë në kopshtin tim? Nuk dua të heq dorë nga natyra, dua të lidhem me të sërish. Në djall vaftë kondicioneri! Dhe nëse dua të lidhem me njerëzit rreth meje, do t’i kthehem një teknologjie të vjetër e të sprovuar. Është falas, është e kollajtë dhe sjell ndjesi të veçanta kur e përdor për të ndarë informacion me të tjerët: bisedë quhet.
Rregullat e privatësisë së Facebook-ut
Thjesht për humor, kurdo që të hasni  ‘Facebook‘ provoni ta zëvendësoni me ‘Vëllai i Madh’
1 Do t’ju dërgojmë reklama
“Kur përdorni Facebook-un, mund të ndërtoni profilin tuaj personal, të krijoni marrëdhënie, të dërgoni mesazhe, të kryeni kërkime dhe hulumtime, të formoni grupe,  të organizoni veprimtari, të shtoni aplikacione, dhe të përcillni të dhëna përmes kanalesh të ndryshme. Ne i grumbullojmë këto informacione që të mund t’ju shërbejmë në mënyrë të personalizuar.”
2 Nuk mund të fshini asgjë
“Kur përditësoni informacione, zakonisht ruajmë një kopje të versionit të mëparshëm, për një periudhë kohore të arsyeshme, për të bërë të mundur rikthimin te versioni i mëparshëm i atij informacioni.”
3  Kushdo mund t’i lexojë rrëfimet tuaja intime
“… nuk mundemi dhe nuk garantojmë dot që materialet e përdoruesit që afishoni te site-i nuk do të shihen nga persona të paautorizuar. Nuk mbajmë përgjegjësi për anashkalime të çfarëdo opsionesh privatësie apo masash sigurie që përmban site-i. E kuptoni dhe pranoni që, edhe pas heqjes,  kopje të materialeve të përdoruesit mund të mbeten të vizitueshme në faqe të arkivuara ose të ruajtura në fshehtinë site-esh, ose nëse përdorues të tjerë kanë kopjuar ose ruajtur materiale tuajat.”
4  Profili juaj i marketingut, hartuar prej nesh, do të jetë i paarritshëm
“Facebook-u  mund edhe të grumbullojë të dhëna rreth jush nga burime të tjera, të tilla si gazetat, blogjet, shërbimet e shkëmbimit të atypëratyshëm të mesazheve, dhe nga përdorues të tjerë të shërbimit Facebook përmes funksionimit të shërbimit (fjala vjen, nga etiketa fotosh)  me qëllim që t’ju ofrojë të dhëna më të dobishme dhe punim më të personalizuar.”
5 Opting out nuk nënkupton opting  out
“Facebook-u ruan të drejtën t’ju dërgojë njoftime njoftime rreth llogarisë suaj edhe kur zgjidhni opt out për krejt njoftimet opsionale email.”
6 CIA mund të rrëmojë në materialet tuaja kur t’i teket
“Përmes përdorimit të Facebook-ut, jepni njëkohësisht miratimin tuaj që të dhënat tuaja personale të transferohen dhe përpunohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës … Mund të jetë e domosdoshme për ne të japim të dhëna përdoruesi, në vijim kërkesash ligjore, të tilla si thirrje në gjykatë ose vendime gjykatash, ose në pajtim me ligjet në fuqi. Nuk japim të dhëna pa pasur besim të përligjur se një kërkesë për të dhëna, e bërë në zbatim të ligjit apo nga palët e një konflikti privat, pajtohet me standardet ligjore në fuqi. Veç kësaj, mund të ndajmë me të tjerët të dhëna llogarish përdoruesish apo informacione të tjera, nëse besojmë se është e domosdoshme për t’u pajtuar me ligjin, për mbrojtjen e interesave ose pronësisë sonë, për parandalim mashtrimesh ose të tjera veprimtarish të paligjshme, të kryera përmes shërbimit Facebook ose duke përdorur emrin e Facebook-ut, ose për të penguar lëndime fizike përndryshe të pashmangshme. Kjo mund të përfshijë shkëmbim të dhënash me firma të tjera, juristë, agjentë ose agjenci qeveritare.”
Përkthimi: admin
Redaktimi: Xha Xhai
Petka të reja për Firefox-in
Persona është emri që Mozilla ka zgjedhur për tema grafike që mund të zbatohen mbi Firefox-in, pra petka të shumëllojshme, që me një klikim mund t’i provohen instalimit tuaj të Firefox-it e për t’i ndryshuar kështu pamjen brenda pak sekondash. Në mos për gjë tjetër, mund të shërbejë si zbavitje për fëmijët e vegjël. Ose edhe si një truk i lehtë për t’i afruar ata me shfletuesin tuaj të parapëlqyer.
Mjafton të vendoset kursori mbi një Persona dhe pamja e Firefox-it ndërron në çast. Me mbi 57 mijë të tilla, nga ato me subjekt abstrakt te ato që frymëzohen nga kauza shoqërore, nga sporti te muzika, nga moda te natyra, e plot subjekte të tjera, çdo përdorues i Firefox-it mund të gjejë një temë grafike, me motive të dashura, për t’ia ndërruar pamjen shfletuesit.
Ana funksionale e Firefox-it mund të personalizohet në rrugë të panumërta përmes shtesave për Firefox. Me Persona-t dhe temat grafike, tani atij mund t’i personalizoni fare lehtë edhe pamjen e jashtme.
Shifra 57 mijë Persona flet për një farë suksesi të idesë së Mozilla-s. Ndërkohë, nuk kanë munguar zërat ndryshe ndaj kësaj nisme.
Dikush i quajti Ideja më e keqe e 2010-s, e cila shkon ndesh me parimet e përdorimit mbi të cilat duhen ndërtuar ndërfaqet e programeve, të tjerë vënë në dukje që “ndërkohë që Chrome… po e vë theksin te lënda në web dhe jo te skedat, butonat apo panelet, me Persona-t bëhet thjesht e kundërta: kthehet vëmendja te vetë shfletuesi”.
Sido që të jetë, Persona-t janë opsionale. I vetmi që vendos për përdorimin apo shpërfilljen e tyre është vetë përdoruesi.
Përkrahësit e Software-it të Lirë dhe Dijes së Hapur organizohen edhe në Shqipëri
Një grup nismëtarësh po përpiqet sa mundet të themelojë një shoqatë shqiptare në përkrahje të Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur.
Diskutimet lidhur me hapat fillestare të krijimit dhe vendosjes në baza ligjore të shoqatës po zhvillohen te grupi Google flossal
Siç mund të shihet aty, gjërat janë ende të turbullta. Por ndihma e kujtdo është e mirëpritur, pavarësisht nëse vjen nga mjeshtra të teknologjisë, apo thjesht nga dashamirës të gjuhës shqipe, nga programues të sprovuar apo nga nxënës që mund të shpërndajnë fletëpalosje te dera e shkollës në pushimin e madh. Cilido që ka pak kohë dhe dëshiron të ndihmojë, ka rastin të bëjë diçka. Kjo thirrje është për të gjithë ne që kemi gëzuar frutet e Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur prej kohësh. Le të ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Si të zgjidhet një shfletues Web
Çfarë  është shfletuesi Web?
Shfletuesi   është një program kompjuteri që shfaq faqe Web.  Shfletuesi juaj  ndikon  në rrugë të ndryshme mbi mënyrën se si e përdorni Web-in,  përfshi këtu  sa shpejt hapet një faqe, sa të sigurt jeni kur lundroni  në Internet dhe  ç’pjesë e të dhënave tuaja u jepen të tjerëve.
Shfletuesat  Web nuk duhen ngatërruar me pjesë të tjera kyçe të  punimit tuaj online,  të tilla si sistemet operative (p.sh.  Windows, Mac ose Linux) ose  motorë kërkimi (fjala vjen, Google, Yahoo  ose Bing).
Nëse s’e keni vrarë shumë mendjen për shfletuesit më parë, ja disa pika para se të vendosni:
A është shfletuesi juaj i lirë?
Sot, krejt shfletuesat më popullorë dhe të respektuar janë të lirë për përdoruesit.  Nëse hasni një site që ju kërkon pagesë përpara se të mund të shkarkoni një shfletues, bëni shumë kujdes, pse gjasat janë të jetë sajesë.
A do të xhirojë shfletuesi në kompjuterin tim?
Jo çdo shfletues xhiron në çdo sistem operativ kompjuterash, ndaj një nga hapat tuaj të parë do të ishte të siguroheni që i zgjedhuri juaj të mbulojë kompjuterin(at) që përdorni. Nëse ju duhet ndihmë për njohjen e kësaj, te www.opentochoice.org kemi postuar një përmbledhje të shfletuesave kryesorë dhe të sistemeve operativë në të cilët funksionojnë.
Nëse keni një kompjuter të vjetër, duhet të shihni edhe nëse sistemi juaj operativ mbulon shfletuesit e sotëm modernë.
A do t’i shfaqë shfletuesi si duhet të tërë site-et që doni të vizitoni?
Teorikisht, çfarëdo shfletuesi, do të duhej të funksiononte në çfarëdo pjese të Web-it, por në praktikë jo çdo shfletues punon me çdo site. Kur ndodh kjo, faqet Web nuk shfaqen si duhet, ose në to mungon tekst, ose mungojnë funksione.
Shfletuesit më popullorë përgjithësisht punojnë me pjesën më të madhe të site-ve, por për këtë nuk ka asnjëherë garanci. Nëse, pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj të shfletuesit, shihni se disa site-e nuk punojnë si duhet, mund të provoni një shfletues tjetër dhe të krahasoni përfundimet.
A e respekton shfletuesi vetësinë tuaj?
Historiku i shfletimeve tuaja përmban një sasi shumë të madhe të dhënash personale mbi ju dhe mbi interesat tuaja. Prej vetë natyrës së Web-it, site-et ku hyni mbajnë një regjistër të vizitës suaj (përmes “vendndodhjes suaj IP”, një numër unik i cili identifikon kompjuterin tuaj në Internet), dhe këto të dhëna depozitohen gjithashtu edhe te shfletuesi juaj.
Shumë shfletuesa kanë mekanizma që ju lejojnë të shfletoni pa u bërë grumbullimi i këtyre të dhënave, ose t’i hiqni më pas, nëse e dëshironi këtë. Por, mundet edhe që prodhuesi i shfletuesit tuaj të ketë hyrje te krejt të dhënat që shfletuesi juaj grumbullon rreth jush. Nëse kjo ka rëndësi për ju, ju këshillojmë me forcë të lexoni rregullat e vetësisë të software-it që po merrni në shqyrtim.
A është shfletuesi juaj i sigurt?
Siguria juaj online është shumë e rëndësishme: sa më shumë që e përdorni Web-in, aq më shumë shtohen mundësitë e ekspozimit kundrejt virusesh, sajesash dhe rreziqesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse e përdorni Web-in për veprime bankare ose shitblerje online dhe jepni e merrni të dhëna personale të tilla si të dhëna kartash krediti.
Disa shfletuesa përmbajnë mekanizma sigurie, për t’ju ndihmuar në identifikimin e sajesave online (“karremëzimeve”), software-eve dashakeq (“malware”) ose të site-eve që janë kompromentuar. Duhet, pa mëdyshje, të familjarizoheni me mundësitë e ofruara nga shfletuesi që keni zgjedhur për sigurinë (zakonisht të paraqitura te site-i Web i shfletuesit).
Po ashtu, duhet të siguroheni përherë se po përdorni versionin më të përditësuar të shfletuesit tuaj, ngaqë prodhuesit e tyre shpesh hedhin në qarkullim versione të rinj, kur bëjnë ndreqje pas rreziqeve më të reja të shfaqura në Internet.
A jeni në gjendje të administroni kollaj të dhënat e shfletimeve tuaja?
Sa më tepër kohë të përdorim online, aq më tepër të dhëna rreth vetes krijojmë dhe shkëmbejmë: faqerojtësa (të quajtur edhe të parapëlqyerit), historik shfletimi, fjalëkalime e me radhë.
Mund të jetë e vështirë të mbahen mend krejt fjalëkalimet ose të rikujtohet vendi i një site-i që e vizituat javë më parë, kështu që mundësia për të administruar të dhëna të tilla dhe madje edhe kalimi i tyre nga një kompjuter në një tjetër është tejet e dobishme. Disa shfletuesa ju lejojnë ta bëni këtë, duke ju dhënë kështu hyrje “kurdo, kudo” në të dhënat tuaja.
A mund ta personalizoni shfletuesin sipas parapëlqimeve tuaja individuale?
Mjaft shfletuesa ofrojnë të paktën një farë shkalle personalizimi, e cila shtrihet nga ndryshimi i pamjes së butonave ose grafika e dritares, deri te mundësia për të ndryshuar më imtësisht mënyrën se si funksionon, për ta përputhur saktësisht me nevojat tuaja. Disa shfletuesa madje ju lejojnë edhe të bllokoni reklamat, ose ta bëni kompjuterin të mos lejojë asnjë site të xhirojë në të programe dashakeqe pa miratimin tuaj.
Nëse ju intereson personalizimi i shfletuesit tuaj, do të duhej të shihni se sa personalizime të tilla (të quajtura shpesh “shtesa” ose “zgjerime”) ka dhe se deri në çfarë pike mundet të personalizohet shfletuesi juaj.
Si del në punim shfletuesi?
Shpejtësia me të cilën ngarkohet një faqe Web është masë e rëndomtë e punimit të shfletuesit. Edhe pse ka mjaft faktorë që ndikojnë në kohën e ngarkimit të faqes, përfshi këtu shpejtësinë e lidhjes suaj Internet, kompjuterin tuaj dhe vetë faqen, shfletuesi juaj, po njësoj, mund të ketë ndikim të madh në të.
Por, punimi është më tepër se sa thjesht shpejtësia e ngarkimit të faqeve. Disa shfletuesa mund të duan më tepër kujtesë nga kompjuteri juaj se sa disa të tjerë (duke ngadalësuar funksione të tjera në punë e sipër), dhe disa mund të vithisen më shpesh se të tjerët.
Ka një numër rrugësh se si të provohet punimi i shfletuesve, por rruga më e mirë për vlerësimin është të vizitohet i njëjti site me shfletuesa të ndryshëm dhe të shihet cili ju duket më mirë.
A mund të kihet shfletuesi në gjuhën tuaj të parapëlqyer?
Nëse këtë po e lexoni në Shqip, përgjigja thuajse me siguri është “po”. Por, nëse parapëlqeni të shfletoni nga një gjuhë tjetër, duhet të shihnit mundësitë për këtë – numri i gjuhëve në të cilat mund të kihet çdo shfletues ndryshon jo pak.
A ka asistencë për të?
Si me çdo program, kohë pas kohë mund të dalin probleme. Ndaj, garancia se shfletuesi juaj ka asistencë falas, në rastet kur do t’ju duhet ndihmë, duhet marrë në shqyrtim.
Po njësoj, për mjaft programe ka bashkësi përdoruesish dhe programuesish që ofrojnë vullnetarisht kohë dhe dije për të ndihmuar të tjerët. Pjesëmarrja në një bashkësi përdoruesish mund të përmirësojë fort përvojën tuaj në shfletim!
Si ndërtohet shfletuesi?
Software-et krijohen sipas një larmie rrugësh. Disa shfletuesa njihen si “me burim të hapur” ose “software i lirë”, që do të thotë se ju jepet e drejta ta ndryshoni dhe përdorni programin si të doni.
Nga ana tjetër, shfletuesa të tjerë konsiderohen si “me burim të mbyllur” ose “jo të lirë.” Instalimi i programeve të tilla zakonisht do të thotë që jeni i kufizuar nga disa kushte, fjala vjen mosndryshimi i tij në një rrugë të caktuar (edhe pse xhiron në kompjuterin tuaj).
A ju pëlqen shfletimi me të?
Së fundi, ia vlen të përsiatet thjesht mbi faktin nëse ju kënaq a jo përdorimi i shfletuesit tuaj. Web-i mund të bëhet një vend i mrekullueshëm, me mundësi thuajse të pakufizuara për të nxënë, për t’u lidhur me të tjerët, për krijimtari, dhe një shfletues i mirë do të duhej ta thellonte mënyrën se si e përjetoni krejt këtë.
* Material i përgatitur nga Mozilla Foundation për fushatën www.opentochoice.org
opentochoice.org
Ujdia mes Komisionit Europian dhe Microsoft-it, e cekur në këtë shkrim të para ca muajve, pritet të konkretizohet me një “skenë zgjedhjeje” që do t’u paraqitet përdoruesve në një nga përditësimet për Windows. Përmes kësaj skene, përdoruesit do të jenë në gjendje të njohin shkurtimisht dhe të instalojnë një ose disa prej shfletuesve që ofrohen. Skena në fjalë pritet të jetë e ngjashme me atë që mund të shihet      këtu. Siç mund të shihet, zgjedhja është e larmishme, me emra të njohur dhe të panjohur. Mozilla përfaqësohet me Firefox-in. Ndërkohë, për të  theksuar rëndësinë që ka zgjedhja e shfletuesit Web sot, dhe si një vend ku mund të diskutohet më imtësisht për këtë temë, Mozilla ka krijuar një mini-site të vetin, opentochoice.org. Letra e hapur e dy drejtuesve të Mozilla-s, shërben më së miri për të përmbledhur thelbin e çështjes.
Shqipëria nuk hyn në vendet që preken nga marrëveshja mes Komisionit Europian dhe Microsoft-it. Por problemi që trajton është njësoj i rëndësishëm për cilindo. Meqë shumica e përdoruesve në Shqipëri përdorin një kopje Windows-i që e ka origjinën në një prej vendeve të përfshira në ujdi, gjasat janë që skena e zgjedhjes nuk do t’u mungojë. Le të shpresojmë që opentochoice.org do t’i ndihmojë të bëjnë një zgjedhje të mirë. Këshilla jonë, nëse do të na kërkohej, është Opera ose Firefox-i, të dy produkte të pavarura, pararojë prej kohësh në fushën e tyre, të sigurt, falas, të plotë, me një shkallë personalizimi dhe përshtatje të pakrahasueshme me asnjë tjetër, dhe në Shqip.
Jetë online, vetëvrasje në rrjet social dhe “shkishërim” nga Facebook-u
Facebook Inc. “shkishëron” WORM-in për shkak të Web 2.0 Suicide  Machine
Duke llogaritur vetëm Facebook-un, të ashtuquajturat jetë online e kalojnë numrin e 400 milionëve. Shifra të të njëjtit rend madhësie duhen pritur edhe për rrjetet e tjera sociale të përhapura ngado. Përhapja e tillë dëshmon për përdorues që e vlerësojnë çka ofrohet nga këto rrjete sociale të Internetit. Kur kjo “ofertë” është, në dukje, e dlirë dhe bamirëse, nuk ka ç’pritet ndryshe. Nëse kësaj pune i hyhet më thellë, tabloja ndërron ca. Përdoruesit ngjajnë më shumë me delet që ndjekin njëra tjetrën, bamirësia mbulon një projekt të financuar rëndshëm nga kapitalistë të rinj e të vjetër. Te ky projekt ndërthuren nxjerrja e fitimeve nga një marrëdhënie e tillë si miqësia me minimin e privacy-s së përdoruesve, përdorimin e tyre nga bizneset e mëdha (pa miratimin e përdoruesit), izolimin e tyre, ekzaltimin e anës vanitoze në ta. Këto dhe të tjera hije të Facebook Inc., përshkruheshin qartë në një artikull të dikurshëm të Tom Hodgkinson-it në The Guardian. Përdoruesve që lirinë e tyre e çmojnë më tepër se shënimet pa gramatikë dhe fotot zbavitëse, iu shfaqet kështu një tjetër tablo.
Për ata që nuk pajtoheshin e nuk pajtohen më me këtë trajtim, Web 2.0 Suicide  Machine ofron (ofronte?) një mënyrë të veçantë të mbylljes së llogarisë në një nga rrjetet e mirënjohura Facebook, MySpace, LinkedIn dhe Twitter. Asgjë më shumë se:
Çlirojini shokët tuaj të rinj me një vetëvrasje Web2.0! Kjo makinë ju lejon të fshini krejt profilet tuaj në rrjete sociale që ju pijnë energjitë, të asgjësoni miqtë tuaj virtualë të rremë dhe të ndaheni plotësisht me alter ego-n tuaj Web2.0.  Makina është thjesht një metaforë për site-in web që strehohet nga moddr_ ;  barku i bishës ku mbahen programthet për vetëvrasje web2.0.
Mirëpo të zotët e Facebook-ut janë kundër një procedimi të tillë. Edhe pse llogaria ime në një rrjet shoqëror është e imja. Dhe duhet të jem i lirë të mbyll plotësisht dhe pa asnjë gjurmë llogarinë time në një rrjet shoqëror në Internet. Apo jo? Sipas avokatëve të Facebook Inc., jo. Në një kërkesë të tyre, bërë më 6 Janar të 2010, kërkohej mbyllja e menjëhershme e site-it!!!
Web 2.0 Suicide  Machine është deri më sot online. Por Facebook Inc. ka vendosur të mbyllë grupin WORM në Facebook, pra grupin e prodhuesve të Web 2.0 Suicide  Machine. Dhe ka kërcënuar që nëse site-i nuk e heq Facebook-un nga objektet e tij, atëherë do të ndërmerren hapa të tjerë ligjorë. Në pusullën e tyre para “vetëvrasjes” thuhet:
Ideja pas Web 2.0 Suicide Machine ishte të krijohej mundësia për t’u ‘çmiqësuar’ në mënyrë të automatizuar dhe për t’i bërë përdoruesit e rrjeteve shoqërore të ndërgjegjshëm që ata duhet të jenë përherë në kontroll të të dhënave të tyre. Facebook-u nuk ka për ta lejuar këtë kontroll dhe as nuk ka dëshirë të hyjë në këtë debat. Për ne kjo ka mbaruar dhe nuk na mbetet zgjedhje tjetër veç të kryejmë vetë ne vetëvrasje online.
‘Shkishërimi’ ilustron faktin që liria mbi të dhënat dhe neutraliteti  në rrjet për përdoruesit janë thjesht një iluzion në mjaft nga rrjetet  sociale në Internet. Njerëzve jo vetëm që nuk ju lejohet të çmiqësohen  (në një mënyrë të automatizuar), por shoqëritë kanë edhe pushtetin të  përzënë përdoruesa që atyre nuk u pëlqejnë. Facebook-u tregon që një  përdorues ka aq të drejta sa lejon Facebook-u. Krejt të drejtat i ka në  dorë Facebook-u. WORM-i nuk dëshiron të jetojë një botë të tillë 2.0. E  kjo është arsyeja që u themi lamtumirë tërë miqve tanë. Ju urojmë gjithë  të mirat.
Pa kurora, pa fjalime.
Deri në këtë çast Web 2.0 Suicide  Machine u përdor 3109 herë.
Peticion për ndalimin e patentave për software në Evropë
Kushdo që përdor kompjuterat, është i pambrojtur nga paditë e mundshme për shkelje të një apo më shumë patentash në këtë fushë. Kur vjen puna për ata që e shfrytëzojnë për të kryer biznes, apo një pjesë të tij, hipotezat bëhen më të frikshme. Sipas një shembulli të përmendur nga End Software Patents:
Nëse shisni online, sipas llogarisë më të freskët ka 4319 patenta që  mund t’i keni shkelur. Nëse në plan keni edhe reklama, pagesa dhe planifikim dërgimi mallrash, lypset ta  keni mendjen te rreth gati 11000 patenta.
Shembujt e patentave të marrëzishme janë të shumtë. Nga ky ngjyrim nuk bëjnë përjashtim shumë nga patentat për software. Ja disa prej atyre të miratuara tashmë në Evropë:
Webshop: Shitje gjërash përmes një rrjeti duke përdorur një  shërbyes, klient dhe përpunues pagesash, ose duke përdorur një klient  dhe një shërbyes –  EP803105, EP738446, EP1016014
Porositni përmes celularit: Shitje përmes një rrjeti  telefonie celulare –  EP1090494
Shportë blerjesh: Shporta e blerjeve elektronike –  EP807891
Marrje kyçi përmes SMS-je: Dërgim kyçi për çkodim të dhënash  të blera përmes një rrjeti të telefonisë celulare –  EP1374189
Parje filmi: Video streaming (video sipas kërkesash, e  fragmentarizuar) – EP633694
Mbrojtje nga kopjimi: Kodim kartelash që kështu të hapen  vetëm në pajisje të autorizuara –  EP1072143
Kartë krediti: Pagesë me kartë krediti në Internet. –  EP779587
Përshtatje faqeje: Prodhim faqesh të ndryshme web në varësi  të pajisjes ku do shihet –  EP1320972
Kërkim huaje: Aplikim i automatizuar për hua –  EP715740
Pagesë e sigurt me kartë: Sigurim pagesash online me kartë  krediti/debiti me kod PIN –  EP1218865
Dërgim porosish: Dërgim porosish në përgjigje të kërkesës –  EP986016
Dërgim: Nisje artikujsh te pika e saktë e marrjes së  shërbimit të përdorur për dërgesa –  EP1181655
Sistem asistence: Sistem asistence i bazuar në përgjigjje  ndaj pyetjesh –  EP915422
Paraparje kapitujsh: Përdorim i TV-së si metaforë për  përzgjedhjen e copëzave të ndryshme video –  EP670652
Figurë: Ulje kohe ngarkimi të faqes duke ulur automatikisht  cilësinë e pamjes –  EP992922
Përfundime të afërta: Shfaqje përfundimesh të afërta, nëse  klientët i pëlqejnë ata të tanishmit –  EP628919
Kod uljeje çmimi: Dhënie nga ana e përdoruesve të  kodeve për ulje çmimi. –  EP929874
Web-to-Print: Prodhim formatesh prepress ose të gatshëm për  shtypje, nga modele me qartësi të ulët   përmes Internetit –  EP852359, EP1169848
Studime të pavarura kanë treguar se roli i patentave në nxitjen e risive në fushën e software-it është i papërfillshëm. Të njëjtat studime ripohojnë ndikimin e pakët që kanë mbi vendimet e dikujt që fillon një veprimtari të re ekonomike. Atëherë kush përfiton prej tyre? Mbajtësit e patentave, që për hir të këtij atributi, mund të hedhin në gjyq cilindo dhe të kërkojnë dëmshpërblime për shkelje patentash. Dhe taborët e avokatëve të rreshtuar pas të dy palëve në një çështje. Sipas llogaritjesh nga End Software Patents masa me sa rëndohen kostot e ndryshme për shkak të shpenzimeve për çështjet gjyqësore në këtë fushë në Sh.B.A. është diku te 11 miliardë USD në vit. Ai që përfundimisht mban në kurriz këtë peshë është konsumatori i thjeshtë.
Peticionin në Shqip mund ta lexoni dhe firmosni këtu.
“Stop Internet Explorer-it”, nga tre qeveri
Njoftimit të qeverisë gjermane, përfaqësuar nga BSI, lidhur me rreziqet që paraqet për sigurinë përdorimi i shfletuesit Internet Explorer, i janë bashkuar qeveria frënge dhe ajo australiane.
Përmes një njoftimi të vetin, CERTA, Qendra e Ekspertizës Qeveritare për Kundërpërgjigje dhe Trajtim të Sulmeve informatike, i këshillon përdoruesit në Francë të përdorin një shfletues alternativ.
Qeveria australiane po ashtu, nëpërmjet një njoftimi të botuar nga SSO, Nismë Qeveritare Australiane u bënte thirrje përdoruesve të përdorin shfletuesa alternativë.
BSI-ja është Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit dhe ka si objekt pune sigurinë në lëmin IT në Gjermani. BSI është organizmi bazë dhe kryesor që mbulon qeverinë federale me shërbime lidhur me sigurinë IT.
Simotra frënge, CERTA, u krijua për të përforcuar mbrojtjen e rrjeteve të shtetit nga sulmet informatike dhe është e atashuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, nën çatinë e Agjensisë Kombëtare të Sigurisë së Sistemeve të Informacionit (ANSSI). Një nga detyrat e saj është zbulimi i cënueshmërive që mund të prekin sigurinë e sistemeve të informacionit.
Shkaku që prodhoi njoftime të tilla ishte një cënueshmëri e panjohur te shfletuesi Internet Explorer, e që prek versionet 6,7 dhe 8, për sisteme Windows XP, Vista dhe Windows 7. Prodhuesi i Internet Explorer-it sapo ka njoftuar dje për ndreqjen e tij.