Etiketë: bashkësi

  • Raporti Vjetor Mbi Gjendjen e Mozilla-s

    Jemi për një Internet të pavarur dhe të hapur. Nëse Mozilla ose organizma të tjerë nuk do të luftonin për këtë, Web-i do të shndërrohej njësoj si të tjerë mekanizma të komunikimit masiv. Domethënë të sunduar nga një pakicë.

  • Shëngjin Kickoff Hackathon Camp

    Më 17 dhe 18 Korrik një grup dashamirësish të Software-it të Lirë dhe atij me Burim të Hapur (FLOSS) do të organizojnë në Shëngjin një takim pune dhe zbavitjeje, kushtuar programeve të lira dhe atyre me burim të hapur. Cilido me dije dhe përvojë, apo thjesht me dëshirën që të fillojë të merret programet FLOSS…

  • Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit

    Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit mund të bëhen vetëm nxënës shkollash ose studentë. Për më të rriturit projekti mund të jetë me interes kur vjen fjala te fëmijët e tyre. Nëpërmjet tij mund të aktivizoni fëmijët tuaj në një fushatë të rëndësishme, jo vetëm nga objekti i saj, por po aq edhe për mundësinë që…

  • Përkrahësit e Software-it të Lirë dhe Dijes së Hapur organizohen edhe në Shqipëri

    Një grup nismëtarësh po përpiqet sa mundet të themelojë një shoqatë shqiptare në përkrahje të Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur. Cilido që ka pak kohë dhe dëshiron të ndihmojë, ka rastin të bëjë diçka.

  • Pesë Vjetët e Firefox-it festohen me një site të ri

    Versioni 1 i Firefox-it u hodh në qarkullim pesë vjetë më parë. Për të festuar datëlindjen, bashkësia Mozilla krijoi një faqe, versionin shqip të së cilës mund ta shihni këtu. Mos lini pa parë videon zbavitëse që përmbledh në pak hapa kontributin e Firefox-it në jetën online të përdoruesve dhe në përmirësimin e Internetit.

  • Pesë-vjetori i Firefox-it

    Një vështrim mbi Firefox-in në pesë-vjetorin e tij Firefox-i Sipas Numrave Firefox-in e përdorin më tepër se 330 milionë vetë anembanë botës Firefox-i është software i lirë dhe me burim të hapur, me afërsisht 40% të kodit të tij shkruajtur nga vullnetarë Përqindja e tregut për Firefox-in është 24.7%% (sipas Net Applications, Tetor 2009) Përqindja…

  • Anketime mbi Bashkësinë Mozilla

    Anketimet mbi Bashkësinë Mozilla janë një përpjekje e saponisur, që kanë për synim vjelje të dhënash përmes anketimesh që mund të plotësohen nga cilido i interesuar e në paemërsi të plotë. Provojeni me anketimin e parë. Lidhja e mësipërme ju hap faqen kryesore në Anglisht. Në fund të kësaj faqe djathtas, te kutia Languages mund…

  • Prej patentave mbi software-e do të vuajnë qytetet europiane

    nga

    Letër e Hapur e Free Software Foundation Europe për EUROCITIES EUROCITIES është rrjeti i nja 100 qyteteve të mëdhenj të BE-së, Norvegjisë, Zvicrës, Europës Qendrore dhe Lindore dhe Shteteve të Rinj të Pavarur (NIS). Eurocities është themeluar më 1986, qytetarët e qyteteve anëtarë bëhen më tepër se 100 milionë. Catherine Parmentier është Drejtore e Përgjithshme…

© 2012-2024 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.