Programe Shqip : blogu » Persona

Petka të reja për Firefox-in
Persona është emri që Mozilla ka zgjedhur për tema grafike që mund të zbatohen mbi Firefox-in, pra petka të shumëllojshme, që me një klikim mund t’i provohen instalimit tuaj të Firefox-it e për t’i ndryshuar kështu pamjen brenda pak sekondash. Në mos për gjë tjetër, mund të shërbejë si zbavitje për fëmijët e vegjël. Ose edhe si një truk i lehtë për t’i afruar ata me shfletuesin tuaj të parapëlqyer.

Mjafton të vendoset kursori mbi një Persona dhe pamja e Firefox-it ndërron në çast. Me mbi 57 mijë të tilla, nga ato me subjekt abstrakt te ato që frymëzohen nga kauza shoqërore, nga sporti te muzika, nga moda te natyra, e plot subjekte të tjera, çdo përdorues i Firefox-it mund të gjejë një temë grafike, me motive të dashura, për t’ia ndërruar pamjen shfletuesit.

Ana funksionale e Firefox-it mund të personalizohet në rrugë të panumërta përmes shtesave për Firefox. Me Persona-t dhe temat grafike, tani atij mund t’i personalizoni fare lehtë edhe pamjen e jashtme.

Shifra 57 mijë Persona flet për një farë suksesi të idesë së Mozilla-s. Ndërkohë, nuk kanë munguar zërat ndryshe ndaj kësaj nisme.

Dikush i quajti Ideja më e keqe e 2010-s, e cila shkon ndesh me parimet e përdorimit mbi të cilat duhen ndërtuar ndërfaqet e programeve, të tjerë vënë në dukje që “ndërkohë që Chrome… po e vë theksin te lënda në web dhe jo te skedat, butonat apo panelet, me Persona-t bëhet thjesht e kundërta: kthehet vëmendja te vetë shfletuesi”.

Sido që të jetë, Persona-t janë opsionale. I vetmi që vendos për përdorimin apo shpërfilljen e tyre është vetë përdoruesi.

Mozilla u Jep Miliona Përdoruesve Firefox 3.6-n
Hidhet në qarkullim versioni i ri i   Firefox-it, 3.6

Mozilla, një organizëm në dobi të publikut, i përkushtuar nxitjes dhe  përhapjes së mundësisë së zgjedhjes dhe risive në Web, sot hodhi në  qarkullim Firefox® 3.6-n, një përditësim i shfletuesit Web popullor, të  lirë dhe me burim të hapur. Versioni më i ri i Firefox-it sjell veçori  të fjalës së fundit, mbulim të një larmie të madhe standardesh Web dhe  mundësinë për të pasur më tepër se 6 000 shtesa të lira, të cilat u  lejojnë përdoruesve ta personalizojnë shfletuesin e tyre ashtu si duan.

Firefox 3.6-a është mbi 20% më i shpejtë se Firefox 3.5-a dhe mbart ndërhyrje të thelluara nën kapak, për përmirësimin e funksionimit gjatë punësh të përditshme në Web, si email, ngarkim fotosh, pjesëmarrje në rrjete shoqërore, e më tepër. Sjell gjithashtu anë të reja si tema shfletuesi të personalizueshme, të quajtura Persona, një përmirësues shtojcash shumë të përparuar, përmirësim funksionimi të JavaScript-it, dhe thellime te gjëra tashmë familiare, të tilla si Shtylla e Papërmbajtshme, për një punim më të mirë, më personal në Web.

Firefox 3.6-a është krijuar nga bashkësia mbarëbotërore Mozilla pjesëmarrësish të përkushtuar, përfshi mijëra programues të sprovuar, ekspertë sigurie, bashkësi përkthimi dhe asistence, dhe qindra mijëra testuesa aktivë. Më shumë se 350 milionë përdorues anembanë botës shijojnë shfletim të shpejtë dhe të sigurt me Firefox-in, si dhe personalizim të pashoq të tij.

Ç’ka të re te Firefox 3.6-a?

Më poshtë gjenden disa nga veçoritë më joshëse të Firefox 3.6-s:

Personas: Personalizojeni pamjen e Firefox-it duke përzgjedhur tema të reja, të quajtura Personas, me një klik të vetëm dhe pa rinisje

Përditësues Shtojcash: Për t’ju mbajtur të paprekur nga cënueshmëri të mundshme sigurie, Firefox-i tash e tutje do t’i diktojë vetë shtojcat e vjetruara

Përmirësime Qëndrueshmërie: Firefox 3.6 i ka ulur shumë vithisjet e rrjedhura nga software-e palësh të treta – e tëra kjo pa sakrifikuar në ndonjë mënyrë aftësinë për zgjerim dhe thellim të programit

Plotësim Formularësh: Kur plotësohen formularë online, Firefox-i këshillon të dhëna sipas kutizës, bazuar në përgjigjet e zakonshme tuaja në kutiza të ngjashme

Funksionim: Përmirësim i funksionimit të JavaScript-it, ndjeshmërisë së shfletuesit në përgjithësi, dhe kohës së nisjes

Video dhe Audio të Hapura: Me sendërtimin më të mirë në botë për mbulim videoje dhe audioje HTML 5, tani videot mund të shfaqen sa tërë ekrani dhe mbulohen edhe kornizat poster

Ç’ka të re, nën kapak, për zhvilluesit?

Mbulim për standardet më të fundit HTML5, përfshi File API për trajtim vendor kartelash

Mbulim shkronjash: Përtej shkronjave OpenType dhe TrueType, 3.6 tani mbulon Formatin e ri Web Open Font (WOFF)

Gradientë CSS: Mbulohen gradientët vijorë dhe rrezorë CSS që krijojnë mundësinë e kalimit më të butë nga ngjyra në ngjyrë

Orientim pajisjeje: Firefox 3.6 lejon njohjen nga faqet Web të drejtimit të laptopit apo pajisjes

Si të kihet Mozilla Firefox 3.6?

Firefox 3.6-a është gati për Windows, Mac OS X, dhe Linux në më shumë se 70 gjuhë – më shumë platforma dhe gjuhë se cilido shfletues tjetër! Firefox 3.6-n, për sistemin operativ që përdorni dhe gjuhën që parapëlqeni, mund ta shkarkoni prej këtej.