Programe Shqip : blogu » peticion

Aktivizëm efektiv përmes Internetit
Aktivizmi përmes Internetit zakonisht të sjell në mend kërkesat nga shokë a miq për të përhapur një lajm apo një njoftim nëpërmjet email-it, ose në raste më të organizuara nënshkrimin e një peticioni diku, për diçka.

Prej disa vitesh, një nismë e re, me emrin Avaaz, po përpiqet që aktivizmi i këtij lloji të jetë më i efektshëm. Sipas Suddeutsche Zeitung-ut

Avaaz është një bashkësi mbikombëtare që është më demokratike, dhe mund të jetë më e efektshme, se sa Kombet e Bashkuara.

Avaaz përfshin deri sot 10.5 milionë të regjistruar, numër që rritet përditë me njerëz që aktivizimin po e shtrijnë tej nënshkrimit të peticioneve të ndryshme.Veprimtaria e tyre i ka kaluar caqet e tastierës, për t’u shtrirë në terren, me vendet e fshehta të ngritura për të mbrojtur lëvizje demokratike, me padi kundër korporatash, me informim aksionerësh të tyre rreth çështjesh ku vlera e aksioneve nuk mund të lërë në heshtje çështje etike, me dhurim milionash në pajisje të teknologjisë së fundit për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, me shpënien e zërit të individit drejt e te presidentë, miliarderë, ambasadorë dhe ministra.

Dy nga fushatat e shumta të aktivizmit të ndërmarra nga Avaaz duket se kanë qenë frutdhënëse. Ato kanë kontribuar në dy fitore të thjeshta, dhe ndoshta të përkohshme, por të rëndësishme, po të shihen si shembull. Që të dyja janë tregues i fuqisë së informacionit dhe Internetit kur përdoren për një kauzë që meriton vëmendje.

E para iu kundërvu një projektligji të cilin ish-kryeministri italian që sapo ka lënë postin e pat hartuar me qëllimin e mbytjes së demokracisë. Projektligji synonte t’i jepte qeverisë të drejtën e mbylljes sipas qejfit të saj të site-eve web. Anëtarët italianë të Avaaz-it dërguan 200 mijë email-e dhe përmbytën Facebook-un dhe Twitter me mesazhe në përkrahje të fushatës. Këto bashkë me demonstrimet publike dhe mbulimin nga mediat kryesore të gadishullit përballë bënë që projektligji të arkivohej përgjithmonë.

Fushata tjetër SHPËTONI INTERNETIN u organizua për nënshkrimin e një peticioni kundër projektligjit skandaloz që do t’i jepte qeverisë së ShBA-ve të drejtën të asgjësonte çfarëdo site-i web, përfshi site-e të tillë si WikiLeaks, YouTube, apo vetë Avaaz-in.

E nënshkruar brenda pak ditësh nga mbi 1 milion vetë, peticioni iu dorëzua zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, pas përgjigjes së ardhur nga ekipi i presidentit. Sipas njoftimit nga Avaaz, zëra të pakonfirmuar janë shprehur se ka gjasa që Obama ta kundërshtojë projektligjin. Projektligj për të cilin, po si pas Avaaz-it, kur filloi fushata, u ishte thënë se nuk kish ç’ta ndalte.

Ndoshta vërtet në anën tonë të botës ka pak interes për çka ndodh në kulisat e asaj ane të botës. Por këtë herë kjo nuk do të duhej të ndodhte. Mjafton të kujtohet që shumica e site-eve strehohen nga kompani në territorin e ShBA-ve për të kuptuar se sa urgjent është përkrahja e kundërshtimit të këtij projektligji dhe veprimi gjithkush që është i interesuar që Interneti të mbesë burim publik i lirë dhe të mos pësojë fatin e mediave të tjera si deri sot.

Peticion për ndalimin e patentave për software në Evropë
Kushdo që përdor kompjuterat, është i pambrojtur nga paditë e mundshme për shkelje të një apo më shumë patentash në këtë fushë. Kur vjen puna për ata që e shfrytëzojnë për të kryer biznes, apo një pjesë të tij, hipotezat bëhen më të frikshme. Sipas një shembulli të përmendur nga End Software Patents:

Nëse shisni online, sipas llogarisë më të freskët ka 4319 patenta që  mund t’i keni shkelur. Nëse në plan keni edhe reklama, pagesa dhe planifikim dërgimi mallrash, lypset ta  keni mendjen te rreth gati 11000 patenta.

Shembujt e patentave të marrëzishme janë të shumtë. Nga ky ngjyrim nuk bëjnë përjashtim shumë nga patentat për software. Ja disa prej atyre të miratuara tashmë në Evropë:

Webshop: Shitje gjërash përmes një rrjeti duke përdorur një  shërbyes, klient dhe përpunues pagesash, ose duke përdorur një klient  dhe një shërbyes –  EP803105, EP738446, EP1016014

Porositni përmes celularit: Shitje përmes një rrjeti  telefonie celulare –  EP1090494

Shportë blerjesh: Shporta e blerjeve elektronike –  EP807891

Marrje kyçi përmes SMS-je: Dërgim kyçi për çkodim të dhënash  të blera përmes një rrjeti të telefonisë celulare –  EP1374189

Parje filmi: Video streaming (video sipas kërkesash, e  fragmentarizuar) – EP633694

Mbrojtje nga kopjimi: Kodim kartelash që kështu të hapen  vetëm në pajisje të autorizuara –  EP1072143

Kartë krediti: Pagesë me kartë krediti në Internet. –  EP779587

Përshtatje faqeje: Prodhim faqesh të ndryshme web në varësi  të pajisjes ku do shihet –  EP1320972

Kërkim huaje: Aplikim i automatizuar për hua –  EP715740

Pagesë e sigurt me kartë: Sigurim pagesash online me kartë  krediti/debiti me kod PIN –  EP1218865

Dërgim porosish: Dërgim porosish në përgjigje të kërkesës –  EP986016

Dërgim: Nisje artikujsh te pika e saktë e marrjes së  shërbimit të përdorur për dërgesa –  EP1181655

Sistem asistence: Sistem asistence i bazuar në përgjigjje  ndaj pyetjesh –  EP915422

Paraparje kapitujsh: Përdorim i TV-së si metaforë për  përzgjedhjen e copëzave të ndryshme video –  EP670652

Figurë: Ulje kohe ngarkimi të faqes duke ulur automatikisht  cilësinë e pamjes –  EP992922

Përfundime të afërta: Shfaqje përfundimesh të afërta, nëse  klientët i pëlqejnë ata të tanishmit –  EP628919

Kod uljeje çmimi: Dhënie nga ana e përdoruesve të  kodeve për ulje çmimi. –  EP929874

Web-to-Print: Prodhim formatesh prepress ose të gatshëm për  shtypje, nga modele me qartësi të ulët   përmes Internetit –  EP852359, EP1169848

Studime të pavarura kanë treguar se roli i patentave në nxitjen e risive në fushën e software-it është i papërfillshëm. Të njëjtat studime ripohojnë ndikimin e pakët që kanë mbi vendimet e dikujt që fillon një veprimtari të re ekonomike. Atëherë kush përfiton prej tyre? Mbajtësit e patentave, që për hir të këtij atributi, mund të hedhin në gjyq cilindo dhe të kërkojnë dëmshpërblime për shkelje patentash. Dhe taborët e avokatëve të rreshtuar pas të dy palëve në një çështje. Sipas llogaritjesh nga End Software Patents masa me sa rëndohen kostot e ndryshme për shkak të shpenzimeve për çështjet gjyqësore në këtë fushë në Sh.B.A. është diku te 11 miliardë USD në vit. Ai që përfundimisht mban në kurriz këtë peshë është konsumatori i thjeshtë.

Peticionin në Shqip mund ta lexoni dhe firmosni këtu.