Programe Shqip : blogu » Windows

Hidhet në treg tastierë (e vërtetë) për Shqipen
Objekti i këtij postimi nuk hyn në gjërat të cilat trajton blogu, por mu duk i rëndësishëm dhe afër tematikës së tij. Më në fund, në treg është hedhur një tastierë që shkronjat e Shqipes i ka të tëra, edhe ë-në, edhe ç-në. Lehtësitë që priten nga përdorimi i një tastiere të tillë janë të qarta, si për ata që përdornin shkurtore tastiere për shkrimin e këtyre dy shkronjave (Alt + abc), si për ata që përdorin zëvendësimin e w-së me ë në përfundim të shkrimit të një teksti. Gazetat tona, dhe krejt lënda e shkruajtur në Shqip në Internet ka rastin të përmirësohet dukshëm. Dhe vetëm me një investim fare modest.

Nga figura e reklamës shihet që për realizimin është përdorur skema e Microsoft-it për Shqipen. Jo më e mira, por prapëseprapë punën e bën. Nuk e di se sa e lehtë është ta ndryshosh këtë skemë nën Windows. Por në Linux kjo është punë minutash. Kështu në vend të zgjedhjes së Microsoft-it, ë-ja mund t’i përshoqërohet w-së në tastierë, shkronjë e huaj për abc-në e Shqipes, dhe ç-ja t’i përshoqërohet tastit me simbolin e Windows-it, të cilin ende nuk dihet se për çfarë mund të përdoret.

N.B. Nuk kam asnjë marrëdhënie me kompaninë që tregton produktin e mësipërm. Jam shumë i kënaqur me tastierën time të përshtatur, në nivel software, për Shqipen.

Si të zgjidhet një shfletues Web
Çfarë  është shfletuesi Web?

Shfletuesi   është një program kompjuteri që shfaq faqe Web.  Shfletuesi juaj  ndikon  në rrugë të ndryshme mbi mënyrën se si e përdorni Web-in,  përfshi këtu  sa shpejt hapet një faqe, sa të sigurt jeni kur lundroni  në Internet dhe  ç’pjesë e të dhënave tuaja u jepen të tjerëve.

Shfletuesat  Web nuk duhen ngatërruar me pjesë të tjera kyçe të  punimit tuaj online,  të tilla si sistemet operative (p.sh.  Windows, Mac ose Linux) ose  motorë kërkimi (fjala vjen, Google, Yahoo  ose Bing).

Nëse s’e keni vrarë shumë mendjen për shfletuesit më parë, ja disa pika para se të vendosni:

A është shfletuesi juaj i lirë?

Sot, krejt shfletuesat më popullorë dhe të respektuar janë të lirë për përdoruesit.  Nëse hasni një site që ju kërkon pagesë përpara se të mund të shkarkoni një shfletues, bëni shumë kujdes, pse gjasat janë të jetë sajesë.

A do të xhirojë shfletuesi në kompjuterin tim?

Jo çdo shfletues xhiron në çdo sistem operativ kompjuterash, ndaj një nga hapat tuaj të parë do të ishte të siguroheni që i zgjedhuri juaj të mbulojë kompjuterin(at) që përdorni. Nëse ju duhet ndihmë për njohjen e kësaj, te www.opentochoice.org kemi postuar një përmbledhje të shfletuesave kryesorë dhe të sistemeve operativë në të cilët funksionojnë.

Nëse keni një kompjuter të vjetër, duhet të shihni edhe nëse sistemi juaj operativ mbulon shfletuesit e sotëm modernë.

A do t’i shfaqë shfletuesi si duhet të tërë site-et që doni të vizitoni?

Teorikisht, çfarëdo shfletuesi, do të duhej të funksiononte në çfarëdo pjese të Web-it, por në praktikë jo çdo shfletues punon me çdo site. Kur ndodh kjo, faqet Web nuk shfaqen si duhet, ose në to mungon tekst, ose mungojnë funksione.

Shfletuesit më popullorë përgjithësisht punojnë me pjesën më të madhe të site-ve, por për këtë nuk ka asnjëherë garanci. Nëse, pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj të shfletuesit, shihni se disa site-e nuk punojnë si duhet, mund të provoni një shfletues tjetër dhe të krahasoni përfundimet.

A e respekton shfletuesi vetësinë tuaj?

Historiku i shfletimeve tuaja përmban një sasi shumë të madhe të dhënash personale mbi ju dhe mbi interesat tuaja. Prej vetë natyrës së Web-it, site-et ku hyni mbajnë një regjistër të vizitës suaj (përmes “vendndodhjes suaj IP”, një numër unik i cili identifikon kompjuterin tuaj në Internet), dhe këto të dhëna depozitohen gjithashtu edhe te shfletuesi juaj.

Shumë shfletuesa kanë mekanizma që ju lejojnë të shfletoni pa u bërë grumbullimi i këtyre të dhënave, ose t’i hiqni më pas, nëse e dëshironi këtë. Por, mundet edhe që prodhuesi i shfletuesit tuaj të ketë hyrje te krejt të dhënat që shfletuesi juaj grumbullon rreth jush. Nëse kjo ka rëndësi për ju, ju këshillojmë me forcë të lexoni rregullat e vetësisë të software-it që po merrni në shqyrtim.

A është shfletuesi juaj i sigurt?

Siguria juaj online është shumë e rëndësishme: sa më shumë që e përdorni Web-in, aq më shumë shtohen mundësitë e ekspozimit kundrejt virusesh, sajesash dhe rreziqesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse e përdorni Web-in për veprime bankare ose shitblerje online dhe jepni e merrni të dhëna personale të tilla si të dhëna kartash krediti.

Disa shfletuesa përmbajnë mekanizma sigurie, për t’ju ndihmuar në identifikimin e sajesave online (“karremëzimeve”), software-eve dashakeq (“malware”) ose të site-eve që janë kompromentuar. Duhet, pa mëdyshje, të familjarizoheni me mundësitë e ofruara nga shfletuesi që keni zgjedhur për sigurinë (zakonisht të paraqitura te site-i Web i shfletuesit).

Po ashtu, duhet të siguroheni përherë se po përdorni versionin më të përditësuar të shfletuesit tuaj, ngaqë prodhuesit e tyre shpesh hedhin në qarkullim versione të rinj, kur bëjnë ndreqje pas rreziqeve më të reja të shfaqura në Internet.

A jeni në gjendje të administroni kollaj të dhënat e shfletimeve tuaja?

Sa më tepër kohë të përdorim online, aq më tepër të dhëna rreth vetes krijojmë dhe shkëmbejmë: faqerojtësa (të quajtur edhe të parapëlqyerit), historik shfletimi, fjalëkalime e me radhë.

Mund të jetë e vështirë të mbahen mend krejt fjalëkalimet ose të rikujtohet vendi i një site-i që e vizituat javë më parë, kështu që mundësia për të administruar të dhëna të tilla dhe madje edhe kalimi i tyre nga një kompjuter në një tjetër është tejet e dobishme. Disa shfletuesa ju lejojnë ta bëni këtë, duke ju dhënë kështu hyrje “kurdo, kudo” në të dhënat tuaja.

A mund ta personalizoni shfletuesin sipas parapëlqimeve tuaja individuale?

Mjaft shfletuesa ofrojnë të paktën një farë shkalle personalizimi, e cila shtrihet nga ndryshimi i pamjes së butonave ose grafika e dritares, deri te mundësia për të ndryshuar më imtësisht mënyrën se si funksionon, për ta përputhur saktësisht me nevojat tuaja. Disa shfletuesa madje ju lejojnë edhe të bllokoni reklamat, ose ta bëni kompjuterin të mos lejojë asnjë site të xhirojë në të programe dashakeqe pa miratimin tuaj.

Nëse ju intereson personalizimi i shfletuesit tuaj, do të duhej të shihni se sa personalizime të tilla (të quajtura shpesh “shtesa” ose “zgjerime”) ka dhe se deri në çfarë pike mundet të personalizohet shfletuesi juaj.

Si del në punim shfletuesi?

Shpejtësia me të cilën ngarkohet një faqe Web është masë e rëndomtë e punimit të shfletuesit. Edhe pse ka mjaft faktorë që ndikojnë në kohën e ngarkimit të faqes, përfshi këtu shpejtësinë e lidhjes suaj Internet, kompjuterin tuaj dhe vetë faqen, shfletuesi juaj, po njësoj, mund të ketë ndikim të madh në të.

Por, punimi është më tepër se sa thjesht shpejtësia e ngarkimit të faqeve. Disa shfletuesa mund të duan më tepër kujtesë nga kompjuteri juaj se sa disa të tjerë (duke ngadalësuar funksione të tjera në punë e sipër), dhe disa mund të vithisen më shpesh se të tjerët.

Ka një numër rrugësh se si të provohet punimi i shfletuesve, por rruga më e mirë për vlerësimin është të vizitohet i njëjti site me shfletuesa të ndryshëm dhe të shihet cili ju duket më mirë.

A mund të kihet shfletuesi në gjuhën tuaj të parapëlqyer?

Nëse këtë po e lexoni në Shqip, përgjigja thuajse me siguri është “po”. Por, nëse parapëlqeni të shfletoni nga një gjuhë tjetër, duhet të shihnit mundësitë për këtë – numri i gjuhëve në të cilat mund të kihet çdo shfletues ndryshon jo pak.

A ka asistencë për të?

Si me çdo program, kohë pas kohë mund të dalin probleme. Ndaj, garancia se shfletuesi juaj ka asistencë falas, në rastet kur do t’ju duhet ndihmë, duhet marrë në shqyrtim.

Po njësoj, për mjaft programe ka bashkësi përdoruesish dhe programuesish që ofrojnë vullnetarisht kohë dhe dije për të ndihmuar të tjerët. Pjesëmarrja në një bashkësi përdoruesish mund të përmirësojë fort përvojën tuaj në shfletim!

Si ndërtohet shfletuesi?

Software-et krijohen sipas një larmie rrugësh. Disa shfletuesa njihen si “me burim të hapur” ose “software i lirë”, që do të thotë se ju jepet e drejta ta ndryshoni dhe përdorni programin si të doni.

Nga ana tjetër, shfletuesa të tjerë konsiderohen si “me burim të mbyllur” ose “jo të lirë.” Instalimi i programeve të tilla zakonisht do të thotë që jeni i kufizuar nga disa kushte, fjala vjen mosndryshimi i tij në një rrugë të caktuar (edhe pse xhiron në kompjuterin tuaj).

A ju pëlqen shfletimi me të?

Së fundi, ia vlen të përsiatet thjesht mbi faktin nëse ju kënaq a jo përdorimi i shfletuesit tuaj. Web-i mund të bëhet një vend i mrekullueshëm, me mundësi thuajse të pakufizuara për të nxënë, për t’u lidhur me të tjerët, për krijimtari, dhe një shfletues i mirë do të duhej ta thellonte mënyrën se si e përjetoni krejt këtë.

* Material i përgatitur nga Mozilla Foundation për fushatën www.opentochoice.org

opentochoice.org
Ujdia mes Komisionit Europian dhe Microsoft-it, e cekur në këtë shkrim të para ca muajve, pritet të konkretizohet me një “skenë zgjedhjeje” që do t’u paraqitet përdoruesve në një nga përditësimet për Windows. Përmes kësaj skene, përdoruesit do të jenë në gjendje të njohin shkurtimisht dhe të instalojnë një ose disa prej shfletuesve që ofrohen. Skena në fjalë pritet të jetë e ngjashme me atë që mund të shihet      këtu. Siç mund të shihet, zgjedhja është e larmishme, me emra të njohur dhe të panjohur. Mozilla përfaqësohet me Firefox-in. Ndërkohë, për të  theksuar rëndësinë që ka zgjedhja e shfletuesit Web sot, dhe si një vend ku mund të diskutohet më imtësisht për këtë temë, Mozilla ka krijuar një mini-site të vetin, opentochoice.org. Letra e hapur e dy drejtuesve të Mozilla-s, shërben më së miri për të përmbledhur thelbin e çështjes.

Shqipëria nuk hyn në vendet që preken nga marrëveshja mes Komisionit Europian dhe Microsoft-it. Por problemi që trajton është njësoj i rëndësishëm për cilindo. Meqë shumica e përdoruesve në Shqipëri përdorin një kopje Windows-i që e ka origjinën në një prej vendeve të përfshira në ujdi, gjasat janë që skena e zgjedhjes nuk do t’u mungojë. Le të shpresojmë që opentochoice.org do t’i ndihmojë të bëjnë një zgjedhje të mirë. Këshilla jonë, nëse do të na kërkohej, është Opera ose Firefox-i, të dy produkte të pavarura, pararojë prej kohësh në fushën e tyre, të sigurt, falas, të plotë, me një shkallë personalizimi dhe përshtatje të pakrahasueshme me asnjë tjetër, dhe në Shqip.

Vazhdon, pa sukses, gjuetia e dhelprës
Them pa sukses, sepse shifrat nga www.spreadfirefox.com flasin për 24 milionë shkarkime që nga 9 nëntori deri më sot. Pa llogaritur përhapjen përmes kopjesh të shkarkuara tashmë. Nuk besoj që këta janë përdoruesi të rinj me Firefox-in si gjëja e parë që u ra në dorë. Këtë e provon edhe gërryerja e përqindjes që përdor IE për shfletim në Internet.

Ka një postim të pasaktë, apo spekullues, në Forumi Shqiptar – Shletuesi Maxthon (ish MyIE). Sipas postimit, ndryshimi në madhësinë e shkarkimit të Firefox-it për Windows (5MB) dhe Linux (9MB) tregon që Firefox-i përdor kod nga Windows-i. Kjo thuhet si zbulim apo çfarë? Sigurisht që do të përdorë kod nga Windows-i, sepse Windows-i në fund të fundit është sistemi operativ që shërben si platformë për tërë zbatimet, e këta kanë nevojë për një platformë, ndryshe nuk xhirojnë. Nën Windows kjo platformë është Windows-i, nën Linux është Linux-i. Këtu nuk ka asnjë mister apo sekret që ka të bëjë me Firefox-in. Firefox-i, si çdo zbatim tjetër, ka nevojë të përdorë kod nga sistemi operativ. Kjo nuk do të thotë që përdoret kod nga IE-ja. Nëse ka dyshime për këtë,  kodi i Firefox-it është i hapur, kushdo mund ta shohë e të bindet se cilat janë të vërtetat dhe cilat jo.

Diferenca në shkarkim ka të bëjë me ndryshimin midis dy platformave, dyorët për Linux janë më të mëdhenj se sa përkatësit për Windows, përpiluesit në dy sistemet janë të ndryshëm, 7zip i përdorur për ngjeshjen e paketës për Windows prodhon ngjeshje më të madhe, pra paketë më të vogël…

Sa për vizatimin e faqeve ndryshe në versionin preview dhe ndryshe në 1.0… këtu përpiqemi t’i faturojmë Firefox-it mëkatet e Microsoft-it. Çudia në këtë rast nuk është ndonjë imitim apo arritje në imitimin e IE-së siç shprehen në postim. Çudia është përpjekja për të mbuluar uzurpimin dhe devijimin e standarteve nga Microsoft-i për qëllimet e veta monopoliste. Ndërsa që

faqet në versionin 1.0 final hapeshin pothuaj njësoj si IE

është një shprehje pakuptim: një faqe duhet të hapet jo pothuaj, por saktësisht njësoj në të të gjithë shfletuesit. Nëse dikush krijon një faqe që të hapet vetëm nga disa shfletues, ky nuk është faji i shfletuesve të tjerë. E as do të jetë më problem i tyre, kur përdoruesit të fillojnë të kuptojnë rrengun që u bëhet me këtë.

A duhet të jetë Firefox-i i thjeshtë apo i përbërë, apo i ndërlikuar, apo shumë i ndërlikuar? Përgjigjja nuk ndihmon në krahasimin e tij me shfletuesit e tjerë, sepse kështu përpiqemi të krahasojmë një mundësi (si do ishte Firefox-i në rast se…) me një realitet (Maxthon apo IE sot). Cilido ka të drejtë të kërkojë apo të pëlqejë një apo ca funksione nga aksh shfletues. Sado të çuditshëm të jenë parapëlqimet në këtë rast. Por kjo nuk mund të shërbejë si bazë për krahasim mes tyre. Sepse është tejet subjektive si bazë.

Së fundi dihet që siguria asnjëherë në këtë botë nuk ka qenë e lidhur së brendshmi me 1 (Njëshin), sekreti po.