Një mundësi përkthimi e termit driver
Kush ka provuar të përkthejë një program kompjuteri, e di mirë që driver është një nga më të pamposhturit.
Krejt rastësisht, duke shfletuar Fjalorin e Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, hasa fjalën përudh – i tregoj dikujt rrugën e drejtë, e hasa për herë të parë deri më sot dhe trajta përudhës erdhi në sekondë. Përudhës nuk ka asnjë lidhje me ndonjë kuptim të përdorur deri më sot. Kjo do të shmangte përplasjen me përdorime të deritanishëm dhe do mund të ndihmonte në birësimin me sukses të fjalës.
Mua më pëlqen si ide.
olti
Nuk shkon, driver ka kuptimin tamam të shoferit. Makina është pjesa e kompjuterit që duhet vendosur në punë, ti vetë nuk do ose nuk di ta vësh në punë, prandaj i jep udhëzime shoferit se ku do të shkosh, cilat rrugë do të marrësh, sa shpejt do të shkosh, etj. Problemi është se po ta quash shofer s’ka për ta kuptuar kurrkush. Por po e quajte përudhës po e anashkalon që problemi kryesor është përdorimi dhe jo rruga apo vendi ku përfundon. Udha s’ka rëndësi, rëndësi ka si përdoret mjeti mbartës. Një fjalë që mund të përdorej është ndërmjetës (por unë kam qejf ta përdor këtë për proxy) apo lehtësues, apo thjesht puntori.
Dori
Unë kam filluar të përdor drejtues
Si t’ja bëj tani?
Elian
Shoferi thjesht të shpie nga një vend në një tjetër. Pa udhëzimet e tua shoferi nuk të çon gjëkundi. Atë që udhëzon duam të emërtojmë. T’i tregosh dikujt rrugën e drejtë = ta udhëzosh. Apo jo?
(Ndërmjetës ja vumë në shoqërim proxy-it, këtu e ca kohë. For the record… )