Programe Shqip : blogu

Mbi programet e lira e me burim të hapët, përkthimin e tyre, Internetin dhe botën online
  • Kreu
  • Objekti
  • Rregulla Privatësie
  • Kontakte

Statistika me Piwik mbi vizitat në site-in tuaj

Postuar nga admin më 14 Nëntor, 2009 12:33 pm nën Mjete Web, Përkthime

Të dhënat statistikore mbi vizitat në site-in apo faqet tuaja Web  janë një mjet me interes për të zotin. Sisteme të ndryshëm për administrim lënde përdorin mekanizma të ndryshëm për këtë qëllim. Google Analytics është i pari që vjen në mend.  E meta e këtyre sistemeve është fakti që u takojnë shoqërive të cilat ofrojnë edhe shërbimin e strehimit të site-it ose blogut të dikujt, duke hequr kështu, teorikisht,  çdo mundësi kontrolli të plotë dhe administrim të pavarur të statistikave. Aksh biznes duhet të sjellë në mendje konkurrentët, në çdo hap që ka të bëjë me aktivitetin e biznesit. Dhe statistikat janë pjesë e këtyre hapave. Por edhe në rastin kur nuk ka arsye për të pasur frikë nga konkurrentët, si i bëhet në rastet kur ai që të ofron statistikat zhduket një ditë të bukur apo biznesi i tij falimenton? Ose  le të themi ai biznesi ndërron duart? Ç’ndodh me statistikat tuaja?

Për të dalë nga dilema të tilla, si në raste të tjera të ngjashme, projektet me burim të hapur janë alternativë më e mirë. Një i tillë është Piwik-u:

Piwik-u është një program statistikash web, me burim të hapur, që qarkullon nën lejen GPL dhe që mund ta shkarkoni e përdorni në shërbyesin tuaj web. Ju furnizon raporte të hollësishme në kohë reale rreth vizitorëve të faqeve tuaja web: motorët e kërkimit dhe fjalëkyçat që ata përdorën, gjuhën që flasin, faqet tuaja më popullore… e plot të tjera.

sipas autorëve të projektit.

Një demostrim të përkthimit në Shqip të Piwik-ut mund ta shihni te kjo lidhje. Majtas sipër mund të zgjidhni Shqipen për të parë se si duket Piwik-u në Shqip, në funksionim e sipër.

Instalimi i programit është i thjeshtë, me pak hapa dhe thuajse bëhet vetvetiu:

Fillimi i instalimit
Kontrolli i shërbyesit
Krijim tabelash

Rregullime të përgjithshme
Caktim site-i
Kodi Javascript

Piwik të mbarë!

Pas instalimit, instalimi juaj i Piwik-ut është gati të vjelë të dhënat e para dhe të krijojë për to statistika të hollësishme, të dobishme dhe të këndshme për syrin.

Shpërndajeni me Mënyra të Tjera:
  • Print
  • del.icio.us
  • Yahoo! Buzz
  • Google Bookmarks
  • Add to favorites
  • email
  • Identi.ca
  • RSS
  • Google Buzz

Etiketa: administrim, alternativë, demostrim, fjalëkyça, Google Analytics, GPL, konkurrencë, konkurrent, lëndë Web, motorë kërkimi, përkthim, përmbajtje Web, Piwik, shërbim strehimi, shërbyes, shërbyes web, statisktika, statistika, të dhëna statistikore, vizita, vjelje të dhënash

1 Koment deri këtu

  1. alko më 14 Nëntor, 2009

    Unë ka disa javë, që për webfaqet e mia përdor Piwik. Jam mjaft i kënaqur me këtë program.

Po postohet komenti juaj.

  • Hyni


    Humbët fjalëkalimin tuaj?
    Harruat Fjalëkalimin
    Anuloje
  • Fjalosuni Me Ne

    Shihni faqen Kontakte
  • Kërkim

  • Komente Së Fundi

    • admin te Çfarë është Asnjanësia në Rrjet?
    • admin te Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit
    • admin te Mos Harro Qumështin!
    • admin te slash
    • admin te Firefox Flicks – Konkurs mbarëbotëror videosh që rrëfejnë historinë e Firefox-it
    • admin te “Nisje e Sigurt”: Kush do ta kontrollojë kompjuterin tuaj të ardhshëm?
    • admin te Larry Lessig dhe krijimtaria në epokën digjitale
    • admin te Si të zgjidhet një shfletues Web
    • paemer te Si të zgjidhet një shfletues Web
    • admin te Mos Harro Qumështin!
  • Postime Së Fundi

    • Mbi Mospëlqimin Më të Kompjuterave
    • Merrjani Dorën Web-it – një seri përkujdesoresh të shkurtra mbi përdorimin e Internetit
    • Si ta kuptoj që lidhja ime me një sajt është e sigurt?
    • Rifitoni privatësinë tuaj! Përdorni GnuPG-në për vetëmbrojtje të email-it kundër survejimit!
    • Firefox Hello
    • Foto ekrani nga Firefox OS Shqip në tablet
    • Privatësi me katër hapa të thjeshtë sipas Mozilla-s
  • Kategori

    • Aktivizëm (22)
    • Artikuj (4)
    • Burim i Hapur (30)
    • CMS (3)
    • Fedora (1)
    • Firefox (44)
    • Firefox Hello (1)
    • Firefox OS (1)
    • Fushata (14)
    • GNU (4)
    • GNU/LINUX (4)
    • Hedhje në Qarkullim (12)
    • Internet (45)
    • Ligjore (31)
    • Linux (15)
    • Mediagoblin (1)
    • Mjete Web (23)
    • Mozilla (11)
    • Open Source (26)
    • Pa Kategori (1)
    • Përditësime Përkthimesh (4)
    • Përkthime (30)
    • Privatësi (11)
    • Rrjete Shoqërore (1)
    • Siguri (27)
    • Software i Lirë (12)
    • Teknologji (61)
    • Terminologji (7)
    • Thunderbird (1)
    • Web (49)
    • WordPress (10)
  • Blogroll

    • Fjalor online i gjuhës Shqipe
    • Peizazhe të Fjalës
    • Shqipologji
    • WordPress-i në Shqip
  • Arkiva

  • Të tjera

    • Hyni
    • Prurje zërash
    • Prurje për komentet
    • WordPress.org

Të drejta kopjimi © 2026 Programe Shqip : blogu
Temë WordPress-i e krijuar nga Sadish Bala

© 2012-2026 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.