Gravatari, shkurtim për Globally Recognized Avatar, është thjesht një figurë që ju “ndjek” nga site-i në site e që shfaqet në krah të emrit tuaj, sa herë që ky përdoret për të treguar autorësinë e një veprimi tuajin atje.
Avataret ndihmojnë në identifikimin e postimeve tuaja në blogje dhe forume web. Praktika është e njohur që prej kohëve të hershme të forumeve. E reja me gravataret qëndron te fakti që nuk ka më kufizime për grafikën e përdorur. Dikur mundësia për të zgjedhur një figurë ishte e kufizuar. Sot mund të vendosësh një foto të vetes, nëse dëshiron. Dikur në site të ndryshme duhej bërë rregullimi i avatarit për çdo site. Sot, krijimi i një gravatari të vetëm, mjafton për ta përdorur në krejt site-et që pranojnë dhe shfaqin gravatare. (I njëjti përdorues mund të krijojë shumë gravatare dhe, sipas humorit, të aktivizojë një prej tyre.)
Nëse keni dëshirë të eksperimentoni me ta, mjafton të vizitoni pjesën Shqip të shërbimit dhe të ndiqni udhëzimet që jepen atje, për krijimin dhe vënien në përdorim të gravatarit tuaj.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.