Marrë nga documentfreedom.org
Standardet e Hapura janë thelbësore për ndërveprueshmërinë dhe lirinë e zgjedhjes të bazuar në meritat e secilit zbatim software. Ato ofrojnë liri nga kyçja e të dhënave dhe kyçjet nga ana e shitësve që pasojnë ato. Kjo i bën Standardet e Hapura thelbësore për qeveritë, kompanitë, organizmat dhe përdoruesi individualë të teknologjive të informacionit.
Përkufizim
Për qëllimet e Ditës së Lirisë së Dokumenteve, kuptimi që përdorim ne për “Standarde të Hapura” është që standardi duhet të jetë:
- subjekt i vlerësimit të plotë publik dhe përdorimit pa pengesa në mënyrë të barabartë për të gjitha palët;
- pa ndonjë përbërës apo zgjerim që varet nga formate ose protokolle të cilat vetë nuk pajtohen me përkufizimin e Standardit të Hapur;
- i lirë nga klauzola ligjore ose teknike të cilat i kufizojnë përdorimin nga çfarëdo pale ose në çfarëdo modeli biznesi;
- i administruar dhe i zhvilluar më tej në mënyrë të pavarur nga çfarëdo tregtuesi nën një proces të hapur për pjesëmarrjen e barasvlershme të konkurrentëve dhe palëve të treta;
- i passhëm në sendërtime të plota të shumta nga tregtues konkurrentë, ose si një sendërtim i plotë i passhëm njësoj nga krejt palët.
Me një periudhë garancie për “standarde të rinj” për pikën e pestë.
Ç’duan të thonë Standardet e Hapura për ju
Efekte të dukshëm të Standardeve të Hapura janë që ju mundeni:
- Të zgjidhni çfarëdo sistemi operativ apo zbatimi dhe prapë të jeni në gjendje të lexoni ose përpunoni krejt dokumentet tuaj të dikurshëm.
- Të bashkëpunoni me të tjerët pavarësisht se çfarë software-i përdorin ata.
- Të përdorni çfarëdo software-i të zgjedhur prej jush për ndërveprim me qeverinë tuaj.
Efektet më pak të dukshëm të Standardeve të Hapura janë ato që shpien në më tepër konkurrencë te software-et, dhe në zgjidhje TI qeveritare më të efektshme, që shmangin kosto të rrjedhura nga kyçjet.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.