Firefox-i ofron një veçori sigurie që ju jep më tepër të dhëna rreth sajteve që vizitoni. Mund të zbuloni shpejt e shpejt nëse sajti që po shihni është i fshehtëzuar, nëse është i verifikuar apo jo, kush është i zoti, dhe kush e ka verifikuar. Kjo do t’ju vinte në ndihmë për shmangien e sajteve dashakeqë që provojnë të shtien në dorë të dhëna tuajat personale.
Butoni i Identitetit të Sajtit gjendet te shtylla e vendeve, në të majtë të adresës web:
Kur shihni një sajt, Butoni i Identitetit të Sajtit do të jetë në formën e një prej pesë ikonave – një rruzull gri, një trekëndësh sinjalizimi gri, një trekëndësh sinjalizimi portokalli, një dry gri, ose një dry i gjelbër. Secila prej tyre i përgjigjet një gjendjeje të caktuar identiteti të sajtit dhe të lidhjes suaj me të.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.