Etiketë: përkthim

  • Mos Harro Qumështin!

    Ky është emri i një programi planifikimesh punësh dhe veprimesh online. Përkthimin e tij sapo e kam përfunduar. Nuk është akoma në funksionim, si mund të shihet lehtë te faqja hyrëse. Por vizitën tjetër do ta gjeni edhe Shqipen si një nga mundësitë për gjuhën e ndërfaqes. Mos Harroni… të Riktheheni!

  • Rikthehet Firefox-i në Shqip

    Si fillim, për ata që i duan drutë shkurt, ja lidhja nga ku mund të shkarkohet programi i plotë në Shqip: Shkarkoni Firefox-in në Shqip Dy fjalë për rrugën deri këtu: Versioni i fundit në Shqip pat qenë 1.0.3. Pas këtij versioni, edhe pse shumë afër finalizimit, Shqipja nuk arriti dot të qe pjesë e…

  • Xfce dhe Xfce.org në Shqip

    Xfce-ja është një mjedis desktop për sisteme operativë të llojit *nix. Përkthimi i parë ka qenë për versionin 4.3.2. Ndërsa ky version është 4.4, me diçka më tepër që nuk u përfshi në 4.4 (squeeze në mos gaboj). Përkthimit të Xfce-së si një përmbledhje programesh i shtohet këtë radhë edhe përkthimi i site-it zyrtar, Xfce…

  • Termi përditësim ka qenë pjesë e shqipes këtu e 20 e kusur vjet

    Po në të njëjtin fjalor, Fjalor i Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, fq. 890, gjendet përshkrimi i termave: përditësim, përditësohem, përditësoj. Për fat të keq, por për pak fare, këta jepen si sinonime të azhurnim, azhurnoj. Për kureshtje, Vedat Kokona në fjalorin e tij Frëngjisht -Shqip të 1989, fjalën ajourner nuk e përkthen me fjalën…

  • Një mundësi përkthimi e termit driver

    Kush ka provuar të përkthejë një program kompjuteri, e di mirë që driver është një nga më të pamposhturit. Krejt rastësisht, duke shfletuar Fjalorin e Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, hasa fjalën përudh – i tregoj dikujt rrugën e drejtë, e hasa për herë të parë deri më sot dhe trajta përudhës erdhi në sekondë.…

  • Në përgjigje të komenteve te Kosova Info Server D-Forum rreth përkthimit të Firefox-it

    Përshëndetje, dhe faleminderit nga ana ime për provat që keni bërë me Firefox-in. Falënderime edhe për gatishmërinë për të ndihmuar në përmirësimin e përkthimit. Kërkoj ndjesë që nuk po i përgjigjem secilit më vete. Kjo ndoshta edhe për faktin që interesohem për çfarë ka thënë dhe jo kush e ka thënë. Atëherë po i marr…

  • Faqja për Firefox-in në Shqip

    Nëse e keni rregulluar Google-in që të punojë në Shqip, atëherë kjo lidhje do të shfaqë faqen e Firefox-it në Shqip.Qarkullimi edhe në Shqip i Firefox 1.0 dështoi për një pakujdesi të dyanshme, nga ana ime dhe nga ana e ekipit, që as nuk përbën ndonjë arsye për ta marrë në shqyrtim: ata që tashmë…

  • 11/9 ose Firefox 1.0 zyrtarisht në qarkullim

    Versioni i parë i shfletuesit më të mirë Web do të jetë gati për pak orë. Po presim akoma raundin e fundit të përpilimit dhe krijimin e versioneve të përkthyera për gjuhët pjesëmarrëse, para kontrollit të fundit. Më vjen keq që nuk jam diku në Shqipëri për të organizuar edhe ne një mbrëmje me tifozët…

  • Shfletues apo Lundrues?

    Te Forumi Shqiptar – Cilin shfletues (browser) preferoni?, propozohet përkthimi i termit browser si lundrues, në dëm të alternativës shfletues. Argumenti është një citim nga Oxford Dictionary. Vërtet, për përshkrimin e zhvendosjeve brenda WWW, termi lundroj është më i përshtatshëm, por kur bëhet fjalë për eksplorim të përmbajtjes që haset gjatë këtyre lundrimesh, termi lundrim…

© 2012-2024 Programe Shqip Creative Commons License
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.