Një vështrim mbi Firefox-in në pesë-vjetorin e tij
Firefox-i Sipas Numrave
-
Firefox-in e përdorin më tepër se 330 milionë vetë anembanë botës
-
Firefox-i është software i lirë dhe me burim të hapur, me afërsisht 40% të kodit të tij shkruajtur nga vullnetarë
-
Përqindja e tregut për Firefox-in është 24.7%% (sipas Net Applications, Tetor 2009)
-
Përqindja e tregut për Firefox-in në Europë është 34.47% (sipas Net Applications, Tetor 2009)
-
Deri në Gusht të 2009-s, Firefox-i qe shkarkuar më shumë se 1 miliardë herë
Shfletuesi Global
-
Firefox-i mund të kihet në më shumë se 70 gjuhë (duke mbuluar kështu më shumë se 97% të popullsisë botërore online)
- Firefox-i është në përdorim në çdo vend të botës
-
Gati çdo version jo në Anglisht i Firefox-it është përkthyer nga vullnetarë të bashkësisë
-
Më tepër se 50% e përdoruesve të Firefox-it në botë përdorin versione jo në Anglisht
Ecuria në Kohë*
- 17 Qershor, 2008: qarkullon Firefox 3 dhe vendos një Rekord Botëror Guinness me numrin më të madh të shkarkimeve të një software-i brenda 24 orësh
-
Veçori të reja
-
Shtyllë e Mençur Vendesh
-
Faqerojtësa me Një Klikim
-
Etiketa
-
Shfletuesi Web Më i Sigurt – masa strikte kundër karremëzimeve dhe malware-eve / ID site-i web të atypëratyshme
-
Prodhimtari – kontroll i brendshëm drejtshkrimi / rikthim sesionesh / full zoom /
-
Personalizim – më shumë se 5000 Shtesa që t’ju ndihin për personalizim
-
Numër versionesh të përkthyer: 48
-
Statistika shkarkimesh
-
Përqindje tregu atë muaj: 19% (sipas Net Applications, Qershor 2008)
Fuqia e Personalizimive
-
Mbi 6000 Shtesa Firefox-i falas, të krijuara me kontributin e bashkësisë – më tepër se për cilindo shfletues tjetër
-
7 milionë shkarkime për Personas me 20 mijë hartime Personas kontribut i 10 mijë artistëve (Gusht 2009)
Kalimi në Celular
-
Përpjekjet e Mozilla-s drejt celularit, me emrin e koduar Fennec, bazohet në besimin se, pavarësisht se me ç’pajisje hyni në të, ka vetëm një Web
-
I ngritur mbi të njëjtën teknologji si Firefox-i, Fennec-u ka plot nga veçoritë e fuqishme të versionit desktop
Pse Firefox?
-
Projekti Firefox fillimisht quhej Phoenix, u ripagëzua për shkak problemesh me shenja tregtare. Emri zëvendues, Firebird, nxiti shqetësime te Firebird,
një projekt i lirë software-i bazash të dhënash. Ndaj, më 9 Shkurt, 2004, Mozilla Firebird u bë Mozilla Firefox.
Rreth Mozilla-s
-
Mozilla është një organizëm jofitimprurës, në dobi të publikut, me më pak se 250 nëpunës
-
Mbështetemi nga një bashkësi globale disa-mijëshe e përkushtuar të na ndihmojë të krijojmë një Internet më të mirë
-
Misioni ynë është ta mbajmë Internetin të hapur dhe të lirë, përmes mbështetjes së lirisë së zgjedhjes, risive dhe mundësive në botën online
-
Mësoni më tepër rreth Mozilla-s
Bashkësia Mozilla
-
Më tepër se 1000 vullnetarë kontribuojnë me kod te Firefox-i
-
20 mijë vetë shkarkojnë dhe provojnë përditësimet e përditshme të Firefox-it, dhe gati 1 milionë vetë shkarkuan dhe provuan Firefox 3.5 beta
-
mijëra vetë kontribuojnë te Mozilla përmes sistemit tonë për ndjekjen e projektit Bugzilla
-
SUMO, site-i i Mozilla-s i mirëmbajtur nga bashkësia, ndihmon mesatarisht 10 mijë përdorues të Firefox-it në javë
-
Studentë nga më shumë se 600 institucione në 57 vende përhapin Firefox-in nën rolin e Përfaqësuesit të Mozilla Campus-it
-
Për hedhjen në qarkullim të Nëntorit të 2004, 15 mijë vetë dhuruan shuma parash për të blerë një reklamë mbi Firefox-in te New York Times
*Listë e plotë e shënimeve të versionit: http://www.mozilla.com/en-US/firefox/releases/
* Listë e plotë e versioneve të përkthyera: ftp://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/releases/
Etiketa: bashkësi, Burim i Hapur, desktop, drejtshkrim, etiketë, faqerojtës, Fennec, Firefox, flluska, Internet, jofitimprurës, karremëzim, klikim, kod, Mozilla, online, përditësim, Personas, projekt, shfletues, shkarkim, shtesa, shtojca, Siguri, skeda, vetësi