Merrjani Dorën Web-it – një seri përkujdesoresh të shkurtra mbi përdorimin e Internetit
E para i kushtohet sigurisë kibernetike dhe e gjeni këtu.
E para i kushtohet sigurisë kibernetike dhe e gjeni këtu.
Për përdoruesit e blogjeve të strehuar në WordPress.com Jetpack-u është një paketë e njohur shtojcash që shtojnë veçori mjaft të dobishme si për administrimin e blogut, ashtu edhe për përdoruesit. Versioni 2.0.4 i shtojcës është versioni më i ri. Ky version përmban edhe një version Shqip të plotë.
Pas instalimit të tij në blogun tuaj, gjëja e parë që do t’ju kërkohet për ta bërë të mundur shfrytëzimin e Jetpack-ut është lidhja e blogut tuaj me llogarinë tuaj në WordPress.com. Nëse nuk keni një të tillë, do t’ju ofrohet mundësia për krijimin e një llogarie WordPress.com.
Mekanizmat e ofruara nga Jetpack-u janë të shumta. Pasi të krijohet lidhja e blogut tuaj me llogarinë tuaj në WordPress.com, do t’ju paraqiten thjesht dhe bukur të gjitha, së bashku me lidhje për t’u njohur më thellë me secilën dhe për formësimin e secilës në përputhje me blogun tuaj dhe sipas funksioneve që dëshironi për secilën. Aktivizimi dhe aktivizimi i secilës bëhet në mënyrë individuale, po në atë skenë.
Më poshtë mund të shihni, sa për të ilustruar idenë, pjesën e Jetpack-ut që administron përdorimin e postimeve të blogut tuaj në rrjete shoqërore të njohur. Mund të zgjidhni rrjetin, ose rrjetet që dëshironi.
Jetpack është kryesisht i menduar për ata që blogjet e tyre i kanë në WordPress.com. Por mund të përdoret edhe nga blogje që nuk ruhen në të, por që janë ndërtuar me WordPress. Për rastet që përfshihen në këtë kategori të dytë, përpara se të vendoset po ose jo, është mirë të merret në konsideratë fakti që blogu juaj, pra lënda dhe funksione të tjerë të tij do të lidhen për këtë me shërbyesit e një pale të tretë, WordPress.com. Kjo, si gjithmonë në raste të tilla, kërkon peshimin me kujdes të hapit: a preket privatësia e blogut tuaj prej një hapi të tillë? Dëshironi që palë të treta të njohin dhe administrojnë pjesë të lëndës së blogut tuaj? A kryhet prej këtyre palëve të treta vetëm sa thuhet, apo ka gjëra të tjera që nuk duken në pamje të parë.
Përtej këtyre gjërave që kërkojnë sqarim për secilin rast, Jetpack-u mbetet megjithatë një mjet i vyer për blogje WordPress.
Në prag të hedhjes në qarkullim të Firefox 4, Mozilla ju fton të shihni një galeri demonstrimesh të krijuara me fjalën e fundit të teknologjive për Web, tek Web O’ Wonder. Shembujt e paraqitur tani janë vetëm fillimi. Ato ilustrojnë veçoritë e reja teknike të Firefox 4-s, të tilla si HTML5, CSS3, WebGL, SVG.
Përveç demonstrimeve, te Web O’ Wonder mund të njiheni me mënyrën se si funksionon secila, çfarë teknologjish përdor dhe të shihni edhe intervista video me krijuesit e tyre. Kodi burim i demonstrimeve gjendet në Github, e kështu cilido i interesuar mund ta përdorë si pikënisje për eksperimente të ngjashme.
Teknologjitë e ilustruara nga këto demostrime janë me burim të hapur, ndaj edhe i takojnë të ardhmes së site-eve Web, jo thjesht Firefox-it. Me to programuesit për Web kanë në dorë mjete për t’ia ndryshuar pamjen internetit. Ca shembuj i gjeni te kjo galeri, shembuj që do t’ju lejojnë të shihni shfletuesin të bëjë gjëra mahnitëse pa përdorur shtojca.
Për t’i parë demonstrimet ashtu siç janë menduar për t’u dukur, shfletuesi juaj duhet t’i mbulojë këto teknologji të reja. Deri më sot Firefox 4 Beta+ dhe Chrome 9+ mund t’i shfaqin si duhet. Shfletuesit e tjerë do të munden kur të kenë ofruar mbulim për to. Gjithashtu, demonstrimet përdorin WebGL (teknologji e përdorur për të krijuar grafikë 3D) e që funksionon vetëm në hardware modern. Nëse hasni vështirësi, provoni të përditësoni përudhësit e kartës grafike. Nëse kjo nuk jep rezultat, klikoni mbi “Shihni Videon” që të shihni një video të demonstrimit.
Mozilla, një organizëm në dobi të publikut, i përkushtuar nxitjes dhe përhapjes së mundësisë së zgjedhjes dhe risive në Web, sot hodhi në qarkullim Firefox® 3.6-n, një përditësim i shfletuesit Web popullor, të lirë dhe me burim të hapur. Versioni më i ri i Firefox-it sjell veçori të fjalës së fundit, mbulim të një larmie të madhe standardesh Web dhe mundësinë për të pasur më tepër se 6 000 shtesa të lira, të cilat u lejojnë përdoruesve ta personalizojnë shfletuesin e tyre ashtu si duan.
Firefox 3.6-a është mbi 20% më i shpejtë se Firefox 3.5-a dhe mbart ndërhyrje të thelluara nën kapak, për përmirësimin e funksionimit gjatë punësh të përditshme në Web, si email, ngarkim fotosh, pjesëmarrje në rrjete shoqërore, e më tepër. Sjell gjithashtu anë të reja si tema shfletuesi të personalizueshme, të quajtura Persona, një përmirësues shtojcash shumë të përparuar, përmirësim funksionimi të JavaScript-it, dhe thellime te gjëra tashmë familiare, të tilla si Shtylla e Papërmbajtshme, për një punim më të mirë, më personal në Web.
Firefox 3.6-a është krijuar nga bashkësia mbarëbotërore Mozilla pjesëmarrësish të përkushtuar, përfshi mijëra programues të sprovuar, ekspertë sigurie, bashkësi përkthimi dhe asistence, dhe qindra mijëra testuesa aktivë. Më shumë se 350 milionë përdorues anembanë botës shijojnë shfletim të shpejtë dhe të sigurt me Firefox-in, si dhe personalizim të pashoq të tij.
Më poshtë gjenden disa nga veçoritë më joshëse të Firefox 3.6-s:
Personas: Personalizojeni pamjen e Firefox-it duke përzgjedhur tema të reja, të quajtura Personas, me një klik të vetëm dhe pa rinisje
Përditësues Shtojcash: Për t’ju mbajtur të paprekur nga cënueshmëri të mundshme sigurie, Firefox-i tash e tutje do t’i diktojë vetë shtojcat e vjetruara
Përmirësime Qëndrueshmërie: Firefox 3.6 i ka ulur shumë vithisjet e rrjedhura nga software-e palësh të treta – e tëra kjo pa sakrifikuar në ndonjë mënyrë aftësinë për zgjerim dhe thellim të programit
Plotësim Formularësh: Kur plotësohen formularë online, Firefox-i këshillon të dhëna sipas kutizës, bazuar në përgjigjet e zakonshme tuaja në kutiza të ngjashme
Funksionim: Përmirësim i funksionimit të JavaScript-it, ndjeshmërisë së shfletuesit në përgjithësi, dhe kohës së nisjes
Video dhe Audio të Hapura: Me sendërtimin më të mirë në botë për mbulim videoje dhe audioje HTML 5, tani videot mund të shfaqen sa tërë ekrani dhe mbulohen edhe kornizat poster
Mbulim për standardet më të fundit HTML5, përfshi File API për trajtim vendor kartelash
Mbulim shkronjash: Përtej shkronjave OpenType dhe TrueType, 3.6 tani mbulon Formatin e ri Web Open Font (WOFF)
Gradientë CSS: Mbulohen gradientët vijorë dhe rrezorë CSS që krijojnë mundësinë e kalimit më të butë nga ngjyra në ngjyrë
Orientim pajisjeje: Firefox 3.6 lejon njohjen nga faqet Web të drejtimit të laptopit apo pajisjes
Firefox 3.6-a është gati për Windows, Mac OS X, dhe Linux në më shumë se 70 gjuhë – më shumë platforma dhe gjuhë se cilido shfletues tjetër! Firefox 3.6-n, për sistemin operativ që përdorni dhe gjuhën që parapëlqeni, mund ta shkarkoni prej këtej.
Një vështrim mbi Firefox-in në pesë-vjetorin e tij
Firefox-i Sipas Numrave
Firefox-in e përdorin më tepër se 330 milionë vetë anembanë botës
Firefox-i është software i lirë dhe me burim të hapur, me afërsisht 40% të kodit të tij shkruajtur nga vullnetarë
Përqindja e tregut për Firefox-in është 24.7%% (sipas Net Applications, Tetor 2009)
Përqindja e tregut për Firefox-in në Europë është 34.47% (sipas Net Applications, Tetor 2009)
Deri në Gusht të 2009-s, Firefox-i qe shkarkuar më shumë se 1 miliardë herë
Shfletuesi Global
Firefox-i mund të kihet në më shumë se 70 gjuhë (duke mbuluar kështu më shumë se 97% të popullsisë botërore online)
Gati çdo version jo në Anglisht i Firefox-it është përkthyer nga vullnetarë të bashkësisë
Më tepër se 50% e përdoruesve të Firefox-it në botë përdorin versione jo në Anglisht
Ecuria në Kohë*
9 Nëntor, 2004: qarkullon Mozilla Firefox 1.0
Veçori të reja:
Bllokim Flluskash – ndaloni reklama të bezdisshme në trajtë flluskash
Shfletim me Skeda – shihni më shumë se një faqe në një dritare të vetme
Vetësi dhe Siguri – Firefox e ruan të pastër kompjuterin nga spyware-e dashakeqë
Kërkime Më të Mençura – kërkimi është vendosur drejt e te paneli
Faqerojtësa të Gjallë – integrim i prurjeve RSS
Shkarkim Pa Telashe – kartela të ruajtura vetvetiu në desktopin tuaj
Numër versionesh të përkthyer: 29
Përqindje tregu atë muaj: 1.2% (sipas Net Applications, Nëntor 2004)
29 Nëntor, 2005: qarkullon Mozilla Firefox 1.5
Përditësim i Vetvetishëm
Rirenditje Skedash me Drag and Drop
Numër versionesh të përkthyer: 32
Përqindje tregu atë muaj: 8.5% (sipas Net Applications, Nëntor 2005)
24 Tetor, 2006: qarkullon Mozilla Firefox 2.0
Rifreskim i Anës Pamore – u përditësuan temat dhe ndërfaqja e përdoruesit
Personalizoni Shfletuesin Tuaj – mbi 1000 Shtesa nga të cilat të zgjidhet
Siguri: Mbrojte e brendshme nga karremëzimet
Rikthim Sesioni
Kontroll i Brendshëm Drejtshkrimi
Përqindje tregu atë muaj: 12.9%
Veçori të reja
Shtyllë e Mençur Vendesh
Faqerojtësa me Një Klikim
Etiketa
Shfletuesi Web Më i Sigurt – masa strikte kundër karremëzimeve dhe malware-eve / ID site-i web të atypëratyshme
Prodhimtari – kontroll i brendshëm drejtshkrimi / rikthim sesionesh / full zoom /
Personalizim – më shumë se 5000 Shtesa që t’ju ndihin për personalizim
Numër versionesh të përkthyer: 48
Statistika shkarkimesh
Përqindje tregu atë muaj: 19% (sipas Net Applications, Qershor 2008)
30 Qershor, 2009: qarkullon Firefox 3.5
Veçori të reja
Shfletim Vetjak
Mbulim për HTML5 – video të hapur dhe audio të hapur
Shfletues i Ndjeshëm ndaj Vendit
Skeda të Shqitshme
Shkronja të Shkarkueshme
Numër versionesh të përkthyer: 73
Përqindje tregu atë muaj: 22.43% (sipas Net Applications, Qershor 2009)
31 Tetor , 2009, qarkullon Firefox 3.6 Beta 1
Fuqia e Personalizimive
Mbi 6000 Shtesa Firefox-i falas, të krijuara me kontributin e bashkësisë – më tepër se për cilindo shfletues tjetër
7 milionë shkarkime për Personas me 20 mijë hartime Personas kontribut i 10 mijë artistëve (Gusht 2009)
Kalimi në Celular
Përpjekjet e Mozilla-s drejt celularit, me emrin e koduar Fennec, bazohet në besimin se, pavarësisht se me ç’pajisje hyni në të, ka vetëm një Web
I ngritur mbi të njëjtën teknologji si Firefox-i, Fennec-u ka plot nga veçoritë e fuqishme të versionit desktop
Pse Firefox?
Projekti Firefox fillimisht quhej Phoenix, u ripagëzua për shkak problemesh me shenja tregtare. Emri zëvendues, Firebird, nxiti shqetësime te Firebird,
një projekt i lirë software-i bazash të dhënash. Ndaj, më 9 Shkurt, 2004, Mozilla Firebird u bë Mozilla Firefox.
Rreth Mozilla-s
Mozilla është një organizëm jofitimprurës, në dobi të publikut, me më pak se 250 nëpunës
Mbështetemi nga një bashkësi globale disa-mijëshe e përkushtuar të na ndihmojë të krijojmë një Internet më të mirë
Misioni ynë është ta mbajmë Internetin të hapur dhe të lirë, përmes mbështetjes së lirisë së zgjedhjes, risive dhe mundësive në botën online
Bashkësia Mozilla
Më tepër se 1000 vullnetarë kontribuojnë me kod te Firefox-i
20 mijë vetë shkarkojnë dhe provojnë përditësimet e përditshme të Firefox-it, dhe gati 1 milionë vetë shkarkuan dhe provuan Firefox 3.5 beta
mijëra vetë kontribuojnë te Mozilla përmes sistemit tonë për ndjekjen e projektit Bugzilla
SUMO, site-i i Mozilla-s i mirëmbajtur nga bashkësia, ndihmon mesatarisht 10 mijë përdorues të Firefox-it në javë
Studentë nga më shumë se 600 institucione në 57 vende përhapin Firefox-in nën rolin e Përfaqësuesit të Mozilla Campus-it
Për hedhjen në qarkullim të Nëntorit të 2004, 15 mijë vetë dhuruan shuma parash për të blerë një reklamë mbi Firefox-in te New York Times
*Listë e plotë e shënimeve të versionit: http://www.mozilla.com/en-US/firefox/releases/
* Listë e plotë e versioneve të përkthyera: ftp://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/releases/
© 2012-2025 Programe Shqip
Lënda e këtushme mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported License.